Berisha publikon videon/ Ja si ruhet Veliaj pasi tentuan ta qëllonin me bojë

Hënë, 18 Mars 2019 21:05

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka shtuar masat vetjake të sigurisë pas asaj që i ndodhi ditën e djeshme, kur një student tentoi ta qëllojë me bojë.

Ditën e sotme, Veliaj ka shtuar forcat e policisë përreth vetes, duke krijuar një perimetër tw zgjeruar sigurie, me qëllim që të mos e godasë asnjë objekt i jashtë “armik”.

Ai ka qenë i pranishëm sot në një aktivitet së bashku me ministrin e Diasporës Pandeli Majko, kur policia bashkiake, ajo e shtetit, por edhe civilë që e shoqëronin, nuk kanë lejuar qytetarët të vazhdojnë qetësisht rrugën për në banesat e tyre.

Siç shikohet edhe në video, policë civilë janë përplasur verbalisht me qytetarët, ndërkohë që këta të fundit u kanë kërkuar llogari për pengesën.

Denoncimi ka ardhur nga ish-kryeministri Berisha, i cili ka publikuar pamje nga ky moment i përplasjes së banorëve me policët që shoqëronin Veliajn.

Veprim që tregon edhe njëherë frikën dhe parehatinë që u ka hyrë pushtetarëve socialistë pas ngjarjeve të fundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...