Kreu i Komisionit të Venecias: Nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese përfiton qeveria

Hënë, 18 Mars 2019 21:49

President i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio, ka komentuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, duke u shprehur se nga ky vakum përfiton qeveria.

"Gjykatat Kushtetuese duhet të jenë të pavarura, në mënyrë që ata të mbrojnë sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se politikanët janë të prirur t’i sulmojnë këto gjykata, kur nuk u pëlqen gjykimi. Aktualisht, Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Kjo ka rezultuar në situata ku ligje antikushtetuese, nga të cilat përfiton qeveria janë miratuar pa pasur mundësi për ankimim, në dëm të vendit dhe sundimit të ligjit".

Buquicchio shtoi se prania e sundimit të ligjit duhet të jetë një “element kyç” për të vendosur, nëse një vend pranohet në BE.

Vendet aktuale kandidate për në BE janë Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Kandidatët e mundshëm janë Bosnja-Hercegovina dhe Kosova.

Deklaratat Buquicchio i bëri në dëgjesën e përbashkët në Bruksel mes Komisionit për Punët e Jashtme dhe atij të Drejtësisë dhe Punët e Brendshme.

Mes të ftuarve ishte edhe Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

Ai tha se sundimi i ligjit është një vlerë themelore dhe thelbësore dhe se një vend duhet të respektojë dhe të promovojë vlerat e përbashkëta duke përfshirë sundimin e ligjit.

“Shumë vende që dëshirojnë të bashkohen me BE janë larg arritjes së kritereve dhe në disa prej tyre kemi kthim mbrapa”, – tha ai, duke shtuar se shtetet kandidate, si Shqipëria, duhet të tregojnë vendosmëri për të ecur përpara me proceset e anëtarësimit në BE.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...