VIDEO/Kur Ralf Gjoni deklaronte: Po të isha deputet do të kisha djegur mandatin

Premte, 22 Mars 2019 09:13

Sot kandidati i listës së LSI, Ralf Gjoni mori mandatin e deputetit. Por edhe u ngjyros paksa me bojë të kuqe! Si ndryshoi ky njeri kur vetë deklaronte se do ta digjte mandatin, nëse do të ishte deputet.

Video më poshtë e deputetit të ri Ralf Gjoni tregon se deri ku mund të arrijë mashtrimi i këtij soji politikani.

Në një intervistë të dhënë në 7 janar të vitit 2019 për gazetarin Artur Zheji, në mënyrë pompoze dhe sfiduese edhe për kolegët e tij në opozitë, Ralf Gjoni deklaron se “nëse do të ishte deputet i PD apo LSI, do të kishte djegur mandatin”.

Këtë deklaratë bombastike, Rafl Gjoni e justifikonte me korrupsionin e qeverisë “Rama” dhe problemet e keqqeverisjes.

Çuditërisht, siç tregon edhe video, i njëjti Ralf Gjoni pak muaj më pas jo vetëm nuk doli në krah të deputetëve të opozitës që morën vendimin ekstrem, por ai duke tradhtuar kauzën e opozitës ka pranuar mandatin e deputetit.

Përveç se kemi të bëjmë me një qëndrim moral të dyshimtë dhe të dënueshëm, pas këtij vendimi mund të ketë arsye të tjera. Arsye, që deputeti i ri Ralf Gjoni duhet t’i sqarojë para publikut dhe qytetarëve.

Një ndryshim qëndrimi të tillë mund ta justifikojnë vetëm çështje që nuk lidhen me parimet, por me pazaret. A thua u pagua deputeti?!

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...