"Shpifjet e zëdhënësit të UDB, Baton Haxhiu, kundër Presidentit"

Premte, 22 Mars 2019 09:18

Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar sot ndaj deklaratave të gazetarit Baton Haxhiu kundër kreut të shtetit.

Në një reagim në rrjetet sociale, duke i kujtuar bashkëpunimin me agjentë dhe drejtues UDB-së Jugosllave, Blushi shprehet se shpifjet ndaj kreut të shtetit shqiptar janë të qëllimshme.

“Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxites i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti. Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.🇦🇱”,- shprehet Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit të Republikës, Ilir Meta në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Deklarata e Baton Haxhiut nuk lidhet vetëm me një qëndrim të një gazetari, por duket se vjen dhe nga dhomat e kryeministrisë. Haxhiu njihet si këshilltar në hije i Kryeministrit, Edi Rama. Po ashtu, së Bashku me Edi Ramën janë të vetmit në Kosovë dhe Shqipëri që përkrahin ndarjen e kufijve dhe dhënien e Veriut të Kosovës, Serbisë.

Mesa duket, i porositur në Tiranë, por edhe në zyra të tjera në rajon, Baton Haxhiu, në emisionin “Opinion”, deklaroi se kriza politike në Tiranë lidhet me faktin se opozita nuk pranon bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Në mënyrë folklorike Haxhiu hodhi për konsum në kulmin e krizës më të rëndë në Shqipëri, kushtetuese, institucionale dhe politike, idenë se Sali Berisha dhe Ilir Meta, “kanë frike së bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do faktorizojë Ramën ndaj për këtë arsye shkaktuan krizën e brendshme”.

Në fakt, skema të tilla përveç trullosjes së opinionit fshehin dhe faktet e vërteta të krizës në Shqipëri. Kriza u shkaktua nga keqqeverisja, korrupsioni dhe kapje e gjithë institucioneve nga Qeveria “Rama”.

Modifikuar më Premte, 22 Mars 2019 09:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...