'Rama ka salduar derën e kryeministrisë, por më 13 prill populli i ka përcaktuar fundin'

Saturday, 06 Prill 2019 17:59

Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, tha nga studio e emisionit ‘Politika Online” se protesta e datës 13 prill do të jetë një nga protestat më të mëdha opozitare që ka parë vendi.

Çollaku tha më tej se kjo protestë do të përcaktojë zhvillime të reja në vend dhe se kryeministri Rama është drejt fundit të destinacionit që i ka projektuar populli.

Sipas Çollakut, Rama e ka salduar me çelik godinën e Kryeministrisë dhe me fasadë që imiton xhamat, por Kryeministri Rama është i humbur pasi ndiqet këmba këmbës nga nga qytetarët.

 

Po kështu Çollaku shprehet i bindur se s’do të ketë zgjedhje pa opozitën, pasi 50 % të komisionerëve zgjedhorë ku PD ka shumicën nuk mund të hapin procesin dhe se ç’do skenar, tjetër është grusht shteti që do të pasohet me konflikt civil.

Sipas përfaqësuesit të PD në Bashkinë e Tiranës, mandatet e opozitës, janë djegur automatikisht për shkak të bojkotimit të Këshillit Bashkiak.

Më tej Çollaku tha se kryetari i opozitës Lulzim Basha është keqkuptuar teksa kërkon të zgjidhë problematikën ballkanike me metoda europiane.

Ndërkohë që kërkoi Vetting në Shërbimin diplomatik sepse sipas tij ka infiltrime të fuqive jo miqësore ndaj vendit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...