Basha mbledh strukturat e PD/ Ja porositë që priten për protestën e 13 Prillit…

Saturday, 06 Prill 2019 18:32

Kreu demokrat Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje me strukturat e PD-së në Tiranë lidhur me protestën e 13 prillit, që do të mbahet para kryeministrisë.

Burime zyrtare nga PD bëjnë të ditur se mbledhja do të mbahet të dielën pasdite në selinë qendrore të demokratëve, ndërsa në të pritet të jepen udhëzimet e reja mbi organizimin e protestës.

Mësohet se një nga opsionet që mund të aplikohet të shtunën e ardhshme është që protestuesit të qëndrojnë në shesh përgjatë gjithë natës, ndërsa protesta do të nisë në orën 18:00.

Burimet shprehen se nga kreu demokrat do t’i kërkohet strukturave në bazë një angazhim maksimal për një protestë masive, ku peshën më të madhe do e kenë demokratët e kryeqytetit.

Mësohet se degëve të PD-së në Tiranë do t’u kërkohet të jenë të përgatitura për skenarin e qëndrimit në shesh të qytetarëve edhe gjatë orëve të natës.

Burimet theksojnë se edhe në këtë protestë një peshë të konsiderueshme do e kenë forumet rinore, që do të angazhohen në përgatitjet qoftë të Memeve ashtu edhe të istalacioneve, duke pasur në qendër të vëmendjes jo vetëm kryeministrin Edi Rama, por edhe disa nga emrat kryesorë të PS dhe Rilindjes, veçanërisht ato të përfshirë në dosjet 339 dhe 184.

Nëse aplikohet kjo skemë, atëherë protesta e 13 prillit mund të jetë me kohëzgjatjen më të madhe në 28 vite, ndërsa do të kërkohet masivitet dhe qëndresë.

Por e gjitha kjo do të diskutohet me partitë e tjera të opozitës, edhe pse vendimi final do të merret në shesh nga vetë protestuesit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...