Balla: Hollandezët më shumë krime se shqiptarët, fajin e ka Basha për vizat

E mërkurë, 17 Prill 2019 16:03

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një intervistë në studion e lajmeve të News24, ka komentuar votimin e parlamentit hollandez, për të rikthyer vizat me Shqipërinë. Balla tha se mocioni u propozua nga një deputete, e cila është shoqja e Lulzim Bashës.

‘Së pari duhet të kuptojmë se Parlamenti i Holandës funksionon më ndryshe se tek ne, çdo deputet ka mendimin e tij. Deputetja që e propozoi rezolutën është mike e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët po përdorin çdo mjet, që të denigrojnë kombin shqiptar. Lidhur me këtë rezolutë. Nuk janë shqiptarët grupi problematik i krimit në Holandë. Kriminaliteti i shqiptarëve që jetojnë në Holandë është 20 herë më pak se i polakëve’.

Balla gjithashtu, tha se shqiptarët nuk janë në vend të parë, sa i përket kriminalitetit në Hollandë, por se janë hollandezët ata që kryejnë krime më shumë. Në fakt, kjo është një gjë normale, sepse hollandezët përbëjnë shumicën e popullsisë në Hollandë dhe nuk ka si të jetë ndryshe. Megjithatë, mos e lini pa e lexuar argumentin e zotit Balla më poshtë.

‘Basha lobon në Holandë për këtë, por ky lobim nuk ka për ta dëmtuar Shqipërinë. Zyra e kryeministrit është në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme dhe kjo është kyçe në hapjen e negociatave. Shqetësimi për krimin ka qenë edhe kur nuk ka patur viza. Shqiptarët nuk janë në vend të parë, por të parët janë vetë holandezët. Nuk jemi në një situatë alarmante. Ky propozim dhe kjo rezolutë i shkon qeverisë dhe më pas i përcillet BE-së. Kjo nuk ndikon, aspak, zero tek vizat!’-tha Balla.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...