Balliu: Rama e Veliaj racistë ndaj veriut, u çon policinë e nuk u jep paratë banorëve

E mërkurë, 17 Prill 2019 16:18

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, ishte i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të SYRI.net. Përballë gazetarit Alen Xhelili, ish-deputeti Balliu është shprehur se dy lotet e para të bulevardit të ri janë shpronësuar, por Edi Rama dhe Erion Veliaj lotin e 3-të nuk e shpronëson.

Sipas Balliut, kjo ndodh për shkak të dy arsyejeve: E para është racizmi ndaj banorëve, e dyta është se buxheti është vjedhur.

‘Sot policia e shtetit është një grup partiak, politik që me urdhër të Edi Ramës godet e shkatërron pronat e qytetarëve.

Projekti kalon edhe në këto shtëpia. Loti i parë dhe loti i dytë janë shpronësuar. Lotin e tretë qeveria vendosi të mos e shpronësojë.

Ka dy arsye mendoj: Arsyeja e parë është racizmi i Edi Ramës dhe kësaj qeverie ndaj veriut. Në këtë zonë janë të gjithë banorët nga veriu.

Arsyeja e dytë është fakti se buxheti i kësaj qeverie është vjedhur dhe tani nuk kanë para për të dëmshpërblyer’, tha ish-deputeti Klevis Balliu në studion e SYRI.net.

Modifikuar më E mërkurë, 17 Prill 2019 16:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...