Hahn: Shqipëria, situatë problematike me të drejtën e pronës

Saturday, 20 Prill 2019 09:14

Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në një intervistë ekskluzive për DW thotë se kuadri ligjor për të drejtat e pronës në Shqipëri ka dobësi ligjore dhe teknike. Ai shprehet se BE po i monitoron atë.

Nga Ani Ruci-DW

DW: Cili është opinioni juaj për situatën në Shqipëri lidhur me të drejtën e pronës? Ju pyes duke patur parasysh që Komisioni Europian ka nxitur, për më shumë se 25 vite, qeveritë në Shqipëri, të sigurojnë ligjërisht të drejtën e pronës. Një seri ligjesh, projektligjesh, vendimesh të qeverisë, në vitet e fundit dhe sivjet ecin në drejtim të kundërt: ato parashikojnë shpronësimin e tokës, që kanë pronarët legjitimë për arsye tregtare në emër të interesit publik. Fjala është për shpronësime që përligjen me zhvillimin e turizmit, ndërtimin e Mega Hoteleve nga privatët, kryesisht në Bregdetin e Jonit. Sa mund të ndikojë kjo situatë në vlerësimin e Shqipërisë nga Komisioni për hapjen e negociatave?

Johannes Hahn: Problemet që kanë të bëjnë me të drejtat e pronës janë në fakt një çështje komplekse dhe e vjetër në Shqipëri, që shkon pas në vite, në kohën e rënies së regjimit komunist. Përmbyllja e sigurisë ligjore dhe qartësia e titujve të pronësisë nuk është arritur ende plotësisht, pavarësisht nga vazhdimi i përpjekjeve për arritjen e tyre. Copëzimi, fragmentarizimi ligjor, zbrazëtitë në sistemin e regjistrimit dhe zbatimin e ligjit në këtë fushë mbeten të adresohen në të gjithë vendin. Komisioni Europian është i vetëdijshëm për shqetësimet ndaj vendimeve të fundit, të miratuara nga Qeveria shqiptare, lidhur me menaxhimin e tokës përgjatë zonës jugore bregdetare dhe vazhdon të angazhohet me autoritetet kompetente  në këtë drejtim. Duke pasur parasysh rëndësinë e temës në vend, është vendimtare që çdo masë e mëtejshme të jetë pjesë e një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të përshtatet në një plan të strukturuar reformash.

Të drejtat e pronësisë po monitorohen nga BE si pjesë e kuadrit të të drejtave themelore të njeriut. Komisioni Europian po shqyrton mundësitë ta mbështesë Shqipërinë në trajtimin e situatës problematike lidhur me të drejtën e pronës, në linjë me standardet ndërkombëtare.

DW: Cilat hapa mund të ndërmarrë Komisioni Europian për ta bërë mbështetjen e tij financiare për ?ështjen e pronës më efikase se deri tani dhe kontribuar njëherazi edhe në reduktimin e korrupsionit, që ndodh nga shkelja e të drejtës së individit për pronën?

Le të ndalem pak më hollësisht: në Shqipëri situata e pazgjidhur ligjore për pronësinë vijon t'i hapë dyert korrupsionit dhe zotërimit të pasurisë së vendit nga i njëjti grup njerëzish. BE ka dhënë fonde që në Shqipëri të respektohet e drejta e pronës dhe të luftohet korrupsioni në fushën e pronësisë së tokës. Por p.sh. EURALIUS, i financuar nga BE, hartoi verën e kaluar një Draft Raport, " Mbrojtja e Pronës në Shqipëri”, që edhe sot e kësaj dite, nuk është kthyer në një Raport dhe nuk ka parë dritën e botimit.

Johannes Hahn: Komisioni Europian mbetet i përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në adresimin e çështjeve lidhur me të drejtat e pronës. Duke pasur parasysh kompleksitetin e këtyre ?ështjeve, mbështetja e mundshme financiare e BE-së do të shoqërohet me një monitorim të plotë të zhvillimeve përkatëse legjislative dhe institucionale që ndikojnë në situatën e të drejtave pronësore në Shqipëri. Për më tepër, Komisioni Europian, gjatë hartimit të mbështetjes së tij, është duke përdorur ekspertizë multidisiplinare për të shqyrtuar kuadrin ligjor, institucional dhe teknik dhe siguruar që mbështetja e tij të jetë komplementare me programet e tjera të donatorëve. Përveç kësaj, Komisioni i jep Shqipërisë mbështetje të konsiderueshme në zbatimin e strategjisë së saj kundër korrupsionit.

DW: A ka vullnet Komisioni Europian të angazhojë ekspertë europianë dhe fonde financiare për të rishikuar gjithë kuadrin ligjor në Shqipëri, që ai të jetë në përputhje me standardet europiane, shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtës themelore të pronës?

Johannes Hahn: Kuadri i të drejtave pronësore në Shqipëri mbetet i fragmentarizuar dhe kërkon përpjekje të strukturuara për të adresuar dobësitë e tij ligjore dhe teknike. Komisioni Evropian vazhdon të angazhohet me autoritetet shqiptare për këto çështje dhe të diskutojë mbështetjen financiare të BE-së. Modalitetet e një ndërhyrjeje të tillë ende mbeten për t'u përcaktuar, por drejtimi i aktorëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve me ekspertizat përkatëse po përdoren për të ushqyer procesin e reformave në këtë fushë komplekse.

DW: A e shihni shkeljen e të drejtës së pronës së individit një gjenerator potencial revoltash dhe trazirash në Shqipëri, në një kohë kur nga faktorë të tretë, si psh. Rusia nuk mungojnë përpjekjet për të destabilizuar vendet e rajonit, mes tyre edhe Shqipërinë?

Johannes Hahn: Çështjet e pazgjidhura në këtë fushë kanë një efekt negativ në të drejtën e individit ndaj pronës dhe në gëzimin paqësor të saj, duke përfshirë edhe privimin e mundshëm të  pronarëve legjitimë nga prona, toka e tyre. Për më tepër, ato mund të kontribuojnë në një "efekt ngrirës” mbi investimet e aktorëve të biznesit dhe të krijojnë një premisë për informalitetin, duke përdorur vakumet në zbatimin e ligjit. Në këtë drejtim, Komisioni Evropian pohon se konsolidimi i të drejtave pronësore kërkon të drejta të pronës të qëndrueshme, që të funksionojnë mirë në të gjithë vendin, në të cilat të jetë përmbushur parimi i sigurisë ligjore. Ne, inkurajojmë një proces reformimi të mirë kalibruar me përfshirjen e të gjithë aktorëve përkatës dhe nën drejtimin  ndërkombëtar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

Aktualitet

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

  Aktori i mirënjohur Zef Deda ka folur hapur për mënyrën e aktrimit të artistëve të rinj sot. Ai është shprehur se sot aktorët nuk bëjnë për të qeshur pasi libretisti që...

KLGJ:Ardian Dvorani pa mandat nga viti 2014

Politikë

KLGJ:Ardian Dvorani pa mandat nga viti 2014

  Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar dje vendimin për largimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Vendimi për Dvoranin u mor më 11 qershor, ndërsa dje...

EKSKLUZIVE/“I fortë bëhesh kur paguan, Europa e shqiptarëve është një gënjeshtër…”, Takaj: Skënderbeun nuk e lë edhe nëse vendimi…

Sport

EKSKLUZIVE/“I fortë bëhesh kur paguan, Europa e shqiptarëve është një gënjeshtër…”, Takaj: Skënderbeun nuk e lë edhe nëse vendimi…

Qershori pritej të ishte muaji vendimtar për të ardhmen e Skënderbeut, por tani jemi futur në korrik dhe ankthi në klubin korçar po shtohet. Vendimi nga Gjykata Federale e Zvicrës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!