Edhe Elbasani do bllokojë mitingun e Ramës, paralajmërimi i Boçit

Premte, 26 Prill 2019 22:17

Kryeministri Edi Rama u prit me protesta të fuqishme gjatë vizitës së tij në Shkodër, duke e detyruar të marrë me vete një numër të madh policësh. Por i njëjti fat e pret edhe në qytetin e Elbasanit.

Paralajmërim e bën ish-deputeti i PD-së për këtë qark, Luçiano Boçi.

Përmes njëm postimi në Facebook, Boçi i rradhit kreut të qeverisë arsyet pse nuk duhet të shkelë nesër në qytetin që gëlon nga krimi, varfëria dhe papunësia.

Eskortës së kryeministrit pritet ti bëhet një "pritë" nga qytetarët që në hyrje të qytetit, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

PSE RAMA NUK DUHET TË VIJË NË ELBASAN?
Ka shumë arsye.....
Por secili nga ju që e lexon mund të shtojë një sepse tjetër.
Unë po rendis disa.
-Sepse falë tij Elbasani është qyteti më i kriminalizuar, me siguri zero.
-Sepse falë tij është qyteti më i ndotur e kanceroz i Shqipërisë.
Me mbështetjen e tij, janë ndërtuar gjigandët e helmimit të qytetit e ish komunave:
Inceneratori kancerogjen;
Rafineria e “gomave” në Balldren; Perpunimi i pjesëve ndotëse për makina;
Pika e përpunimit të mbetejeve të baterive.
Pa harruar ndotësit historikë e klasikë.
-Sepse është sot Bashkia më nivelin më ulëritës të varfërisë.
-Sepse është Bashkia me nivelin më të lartë të papunësisë.
-Sepse është Bashkia me eksodin më të madh të të rinjve.
-Sepse është Bashkia me zero investime në ish komunat.
-Sepse është Bashkia me parkun më të betonizuar, sipas idesë së vetë Ramës, për betonin e së cilës janë hedhur në erë 3 miliard lekë nga xhepat e qytetarëve.
-Sepse përdhosi Normalen e Elbasanit dhe ka shkelur mbi kontributin e Kristoforidhit, Cipos, Xhuvanit, Budës, Popës etj dhe kontributit të qindra mësuesve simbol të Shqipërisë që dolën nga Normalja e famshme, duke e kthyer arsimin e tij në të varur.
-Sepse po zhduk traditën e mësuesisë nga Universiteti i Elbasanit.
-Sepse e mori zvarrë për 6 vite rresht, me përçmim rrugën Tiranë-Elbasan, ende e papërfunduar.
Prandaj ai nuk ka surrat të vijë e të shes mend në mes të qytetit.
Kjo nuk është Bashkia që duan elbasanasit kudo që janë.
Prandaj, si qytetarë të urtë e kurajozë, t’i themi ndal së keqes.
Së keqes nuk i hapet porta.
I mbyllet njeherë e përgjithmonë.

Nesër të gjithë në 9.30 tek rrethrrotullimi i karburantit GEGA, për të penguar të KEQEN që kërkon të ndyjë qytetin!

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...