Premtimi i fortë i Bashës: Paga minimale për mjekët 1200 euro, për infermierët 700 euro në muaj

Saturday, 27 Prill 2019 09:10

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zbuloi dje për herë të parë një nga pikat kryesore të programit të PD për shëndetësinë. I ftuar në konferencën “Sistemet shëndetësore, vizione dhe sfida”, e organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, zoti Basha theksoi se investimi në burimet njerëzore në shëndetësi është prioritet absolut i hapave emergjentë, që do të ndërmarrë PD sapo të ketë votëbesimin për të qeverisur vendin.

“Pa një ndryshim themelor të politikës së pagave nuk do të sjellim dot asnjë sprapsje të zbrazjes së sistemit shëndetësor dhe spitaleve tona nga mjekët, të largimit të studentëve të mjekësisë drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE, të kolapsit të shërbimit të infermierisë” – u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Për këtë arsye, pjesë kyçe e programit të PD është rritja e ndjeshme e pagave në sistemin e shëndetësisë. “Dua të deklaroj sot nga kjo konferencë vendimin dhe synimin e Partisë Demokratike që brenda 4 vjeçarit të parë të qeverisjes tonë paga minimale për mjekët të arrijnë në 1200 euro në muaj dhe paga minimale për infermierët të arrijë 700 euro në muaj.“- tha Basha.

Duke vënë në dukje treguesit nga KLSH se, vetëm në 1 vit, korrupsioni zhduk 1.7 miliardë euro, Kryetari I PD, Lulzim Basha, tha se ka vullnetin e plotë politik për t’i dhënë fund politikave korruptive me PPP-të dhe për t’i orientuar fondet drejt sektorëve prioritarë, siç është sektori i shëndetësisë.

Pjesë e alternativës së PD për investimin tek burimet njerëzore është edhe rritja e ndjeshme e numrit të studentëve që diplomohen në Mjekësi, duke i kushtuar vëmendje rritjes së numrit të specializimeve dhe kualifikimeve, ngritjeve profesionale të pandërprerë, trajnimeve dhe garantimit të kushteve të punës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...