Si do bëjmë pa Mogherinin!

Premte, 10 May 2019 09:12

Nga Prof. Dr. Elmaz Sherifi

Edhe para një viti Ministrja e Jashtme e Bashkimit Evropian Mogherini erdhi në Tiranë e artikuloi po ato që tha pardje. Premtoi se Shqipëria do të hapte negociatat me BE-në në qershor të 2018-s. Atëherë, përse vjen përsëi? A, erdhi t’u thotë partive shqiptare, bashkëpunoni që në qershor të 2019-s të vendoset hapja e negociatave? Kaq naiv i mendojnë shqiptarët? Si tha, zonja Mogherin? Unë ju kam në zemër se ju jeni model i “Reformës në Drejtësi”, keni ecur shumë me Reformat, por e keni të vështirë të hapni negociatat! Mogherin ju flet shqiptarëve!

Rama mbledh ambasadorët e u kërkon të ndërhyjnë te qeveritë e tyre që të na mbështesin për hapjen e negociatave, për të cilat deklaroi, se u hapën në qershor të 2018-s! Apo mendon se shqiptarët e kanë harruar? Për t’i rikujtuar, le të japin kronikat e qershorit 2018 të të gjitha televizioneve!

Mogerinit i mbaroi mandati. Si do durojmë pa të! Sepse ajo si ministre e jashtme e Europës ishte edhe “ndërmjetësuese” midis Vuçiç e Thaçit për ndryshimin e kufijve! Rama e mbështeste projektin me “dhelpëri politike”, duke mos u shprehur asnjëherë hapur kundër ndryshimit të kufijve, por, duke mbështetur marrëveshjen midis tyre.

Sipas Kryeministrit Haradinaj, Rama ka kërkuar heqjen e taksës doganore, të cilën dje e kërkoi përsëri në konferencën e shtypit edhe Mogherin. Po si mund të guxojnë e t’i kërkojnë Haradinaj një marrëveshje për heqjen e taksës, kur Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën dhe deklaron se nuk do e njoh kurrë? Nëse Kosova nuk është subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare me Serbinë, si mund të legjitimohet marrëveshja? Logjikë alla Mogherinçe! Mendësi politike lindore e drejtuesve të institucioneve perëndimore.

Nëse BE-ja funksionon kështu, le të shpresojmë që zgjedhjet parlamentare të BE-së, do sjellin drejtues me kulturë politike perëndimore. Atëhere edhe Mogerinët e Hahnët do harrohen Përgjithmonë!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...