Kryetari i PD, Lulzim Basha, do të takohet paraditen e sotme me 300 studentë europianë të “European Democratic Studentes”, e cila është organizata studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane.
Basha do të flasë për sfidat e studentëve në rrugën europiane të Shqipërisë.
300 studentët europianë kanë ardhur në Tiranë për të mbështetur kauzën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Ata do të marrin pjesë të shtunën në protestën kombëtare përpara kryeministrisë në orën 18.30.