ZDF kronikë për protestën e Opozitës/ Berisha: Rreti i madh televiziv shkatërron Ramën

Hënë, 13 May 2019 09:09

Rrjeti publik gjerman ZDF i dedikoi një kronikë të plotë protestës së djeshme të opozitës në Tiranë. Sipas asaj që thotë kronika e televizionit të njohur, protestat nuk kanë qenë kurrë më të mbushura me zemërim se mbrëmjen e 11 majit.

Lidhur me kronikën e ZDF ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook Berisha shprehet se, rrjeti më i madh televiziv gjerman shkatërron kryeministrin Rama.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Rrjeti me i madh televiziv gjerman ZDF e shkaterron Edvin Kristaq Ramen!

Lexoni kroniken e gazetares te ZDF, Britta Hilpert. sb

ZDF goditje nen brez Ramës: Nuk ka negociata, protestat po mbushen me zemërim

https://www.zdf.de/…/v…/ausschreitungen-in-albanien-100.html

Protesta e djeshme e opozitës vijon të bëjë bujë edhe në mediat ndërkombëtare. Pas Euronews, VOA dhe Washington Post, edhe rrjeti publik gjerman, ZDF i ka kushtuar një kronikë ngjarjeve të fundit në Tiranë.

Në kronikë theksohet se, nuk po luftohen shkaqet, që kanë sjellë këto protesta, çka i bën ato më të dhunshme.

Nga Britta Hilpert

Protestat nuk kanë qenë kurrë më të mbushura me zemërim se këtë mbrëmje.

Protestat, që kanë nisur prej muajsh, përfunduan në dhunë. Bomba me molotov u hodhën. Për orë të tëra pati përplasje të dhunshme para kryeministrisë dhe parlamentit.

“Protestojmë sepse jemi të papunë. Kemi një qeveri hajdutësh dhe kriminelësh. Nuk ka gjykatë apo polici të vëretë”, thotë një protestës.

“Protestojmë për të drejtat, për liri dhe demokraci. Është më keq se në komunizëm”, thotë një tjetër.

Në parlament, kryeministrin Edi Rama e sulmojnë me vezë, duke e akuzuar për korrupsion. Për shembull, akuzohet se anëtarët e qeverisjes së Partisë Socialiste kanë blerë vota.

Në rastin e ndërtimit të një autostrade, paratë për dëmshpërblimin e banesave, mesa duket përfunduan në xhepat e tjerë.

Protestat e para nisën nga studentët për kushtet e këqija të studimit dhe jetesës në konvikt dhe për largimin masiv të rinisë.

Prej muajsh, kërkohet që në Tiranë të ngrihen dritat e celularëve lart kundër korrupsionit dhe mungesës së perspektivës.

“Shqipëria nuk po bën përparim, por hapa të mëdhenj pas dhe njerëzit po largohen masivisht,” thotë analisti Enton Abilekaj.

Protestat po bëhen më të dhunshme pasi shkaqet e tyre nuk po luftohen.

Kjo e dëmton rrugën e vendit drejt BE-së, pasi me Shqipërinë në trazira, zor se do të hapen negociatat e pranimit në verë.

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 12:00

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...