Basha-Kryemadhi thirrje të fuqishme për protestën e sotme: Asnjë hap pas!

Hënë, 13 May 2019 09:35

Ditën e sotme opozita e bashkuar dhe qytetarët do të jenë sërish para kryeministrisë për protestuar. Por sot, ndryshe nga dita e shtunë, si të sillet policia, do sillen dhe protestuesit!

Rasti i Said Dollapit, që e shqyen me dhunë policët, ndërsa kryeministri e quajti diçka të vogël, protestuesit sonte do t’i përgjigjen me të njëjtën egërsi policisë.

Pavarësisht dhunës policore në protestën e ditës së shtunë, prapë opozita duket e vendosur t’i shkojë deri në fund kauzës së saj.

Liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në orët e mbrëmjes së të dielës kanë postuar në rrjetet sociale mesazhe të fuqishme për qytetarët dhe protestën që pritet sot. “Asnjë hap pas! #13Maj #18:30 #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e tij.

Ndërsa Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se qytetarët nuk ka asgjë që t’i ndalë. ’13 maj ora 18.30. Të gjithë bashkë! Asnjë hap pas! #Shqipëriashtëpiajuaj! 🌹”,- shkruan Kryemadhi në postimin e saj në Facebook.

Ashtu si ajo e 11 majit, edhe protesta e sotme nis në ora 18:30. Priten zhvillime të reja sonte nga protesta. Sonte do ketë “armë” të reja para kryeministrisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...