3 marrëzitë e një të frikësuari në palcë

Tuesday, 14 May 2019 14:47

Nga Ilir Nikolla

Konferenca e Edi Ramës ishte fund e krye një shtërzim politik i një të dëshpëruari, i cili e ka lexuar marshimin e djeshëm paqësor të opozitës si një shenjë dobësie. Duke kujtuar se zjarri i madh i kaloi pa e prekur, kryeministri lëshoi një lumë gënjeshtrash, që u drejtoheshin kryesisht strukturave partiake, të tmerruara nga një përplasje civile që i pret me 30 qershor. Barrikadat e shkeljes së kushtetutës që u ngritën kundër dialogut dhe një procesi politik u bashkëshoqëruan me mufkën juridike se përgjimet s’janë asnjë provë dhe janë rrezik për demokracinë, bile shfajësoi atypëraty edhe Saimir Tahirin, paçka se ndaj tij pritet të nisë një gjyq për grup të strukturuar kriminal. Për t’i dhënë gajret vetes, Edi Rama shpiku sot edhe termin “koha politike deri më 30 qershor”, duke lëshuar një kërcënim për destabilizim të vendit, “meqenëse kemi të bëjmë me sigurinë e NATO-s”.
Pretendimi i shkeljes së kushtetutës është një beze deklarative që s’e mbulon dot lakuriqësinë e një shteti që prej dy vjetësh s’ka Gjykatë Kushtetuese e as të Lartë dhe që prej 18 muajsh ka në detyrë një prokuror të përgjithshëm të zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Pra, një rrënues i kushtetutës thotë se është e pamundur të shtyhet data e zgjedhjeve, bën interpretimin ad personamm të kushtetutës, duke rrëfyer mendësinë “Mbreti jam unë”.
Pretendimi se s’ka krizë politike, për shkak se përgjimet nuk janë prova u shqiptuan sot nga një drejtues politik që dogji vendin me 21 janar, për një përgjim të paautorizuar nga gjykata. Me të njëjtën logjikë, rrëzoi edhe krejt një proces gjyqësor që është ngritur për grup të strukturuar kriminal ndaj Saimir Tahirit, një tjetër tregues i rrëshqitjes së arsyes shtetërore të kryeministrit në paradhomat e diktaturës.
Pretendimi i tretë, se vendi nuk mund të destabilizohet, pasi është anëtar i NATO-s është në fakt një kërcënim i ri ndaj stabilitetit të vendit, është një fazë e mëtejshme e budallallëkut “qeverisë s’i bëni dot gjë, por popullit po”. Tani mendja e rrëshqitur e autokratit ka mbërritur në nivelin e ri “posti im s’lëviz, se rrezikohet siguria e NATO-s”
Konferenca ishte një shtërzim që s’bën punë, por për një gjë jemi dakord: deri me 30 qershor do rrjedhë shumë ujë, do ketë shumë reagime...dhe merret me mend se kush mund ta durojë provën e forcës, nevoja për ruajtjen e demokracisë dhe stabilitetit në vend apo marria e Edi Ramës për të mos lëvizur nga karrigia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...