'Veliaj ka rritur taksat në Tiranë', ish-ministri socialist: Do e sfidoj këtë arrogant

E mërkurë, 15 May 2019 10:16

Ditët e fundit, ish-ministri i Financave në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj, ka lëshuar një seri kritikash ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Rritja e arrogancës fillon nga Bashkia e Tiranës. Kam kundërshtuar moslejimin e shitësve në rrugë. Nuk po flas për qumështin, por si mund të sillesh me arrogancë për atë që nxjerr dy tufa presh, një arkë domate, disa qepë për të blerë një palë këpucë, për të dërguar djalin në shkollë apo për të shkuar diku,” tha Malaj në një rast.

Në një tjetër intervistë, Malaj tha se janë shtuar taksat në Tiranë “dhe kjo gjë ka shkaktuar mjaft problematika”. Malaj tha gjithashtu se Veliaj po bën një reklamë të dëmshme në televizione dhe rrjete sociale.

“Ne duhet të mësojmë politikanët tanë të qeverisin në bazë të ligjit. Ata nuk janë të dërguarit e të Zotit. Ata menaxhojnë paratë e qytetarëve dhe duhet të rritet ndërgjegjësimi dhe reagimi i qytyetarëve. Reklama që bën Veliaj është e dëmshme. Televizionet japin kasetat e Veliajt. Risqet ekzistojnë, ndryshimi qëndron në raportin që krijojnë politikanët. Bëni kujdes, kush ju jep gjëra falas, asgjë e mirë nuk hahet thatë,” tha Malaj.

Por pse erdhi ky ndryshim në qëndrim i Malajt?

Ish-ministri ka qenë për disa kohë këshilltar i kryebashkiakut aktual të Tiranës. Por tani ai thotë në një intervistë për A2 CNN se do donte ta sfidonte Veliajn, ose më shumë do donte të sfidonte modelin e tij social-ekonomik.

Ai e gjykon qeverisjen e Veliajt si “arrogante” dhe kjo ka qenë përplasja kryesore që i ka larguar.

“Unë pranova të jem këshilltar i tij, por ishte kërkesë e tij, edhe pse kisha të drejtën morale që të mos bashkëpunoja me atë njeri”, thotë Malaj, pa dhënë shumë detaje.

Por konkretisht çfarë ndodhi? “Duhet të qeverisim me zemër dhe jo me gjoba. Ekonomia zhvillohet duke ndihmuar biznesin, që të kalojë nga ekonomia informale tek ajo formale. Nuk qeveriset me këtë llojë arrogance”.

Një kandidaturë teorike e Malajt përballë Veliajt do të pengonte Veliajn në figurën e tij si pasues i Edi Ramës? “Nuk më pëlqen fjala pengim, thjesht konkurrim”, thotë ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, por shton se Veliaj “me këtë model qeverisje po pengon veten”.

“Unë atij i dal përballë, i them direkt gjerat që nuk shkojnë.  Unë nuk bëj debat prapa shpine, nuk bëj shpifje të parafabrikuara si Mjafti, që sillte gomarin përballë ministrisë”, shton ai.

“Nuk kam parë politikan të majtë të thotë qe shisja fiq, dhe të bëjë dasmë në kala, madje dy dasma. Është habitur edhe Rexhep Qosja. Të kisha qenë unë ministri i Çështjeve Sociale të një vendi të varfër, dasmën do ta bëja vetëm me familjarët, dhe me pas do të merresha me varfërinë e vendit”, thumboi Malaj.

Modifikuar më E mërkurë, 15 May 2019 10:26

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...