Kushtetuta e 2008-s, arsyeja se përse nuk i zgjidhim dot krizat

E mërkurë, 15 May 2019 10:19

Ervis Iljaza

Politika shqiptare duket sikur kalon kriza kronike si ajo aktuale, të cilat vështirësish marrin zgjidhje brenda rendit kushtetues, por kërkojnë gjithmonë marrëveshje politike, apo vullnet të palëve për të dalë nga situata, që shpeshherë janë marrëveshje ekstrakushtetuese.

Kjo ndodh jo vetëm për faktin se politika shqiptare është nga natyra e saj konfliktuale, por edhe për faktin se Kushtetuta aktuale e Shqipërisë, që nga ndryshimet e saj të 2008-s, duket sikur nuk është në gjendje t’u japë zgjidhje krizave politike.

Në të gjitha vendet, qofshin këto edhe ato më demokratiket europiane apo përtej saj, politika kalon shumë herë në konflikt, që transformohen dhe në kriza të thella. Mirëpo, arsyeja se përse këto kriza në vende të tilla nuk janë të gjata dhe nuk kanë pasoja të rënda për institucionet dhe politikën në përgjithësi, është se zgjidhjet për situatat e krizës jepen nga institucionet e pavarura, të cilat janë në gjendje të kthejnë normalitetin politik.

Nëse duam të kuptojmë se sa të pavarura janë institucionet kushtetuese në një vend të caktuar, ato kuptohen vetëm në kohë krizash politike. Nëse arrijnë që të zgjidhin krizat politike, atëherë kemi të bëjmë me një rend kushtetues dhe institucione që kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë dhe që janë të pavarura nga pushteti politik.

Ndërsa në Shqipëri, sa herë që politika kalon në krizë, gjë e cila ndodh shpesh, jo vetëm që kriza nuk merr zgjidhje nga institucionet e pavarura, por dhe vetë këto institucione kalojnë në krizë, për shkak të politikës. Kjo është shenjë e qartë e uzurpimit të politikës së institucioneve kushtetuese.

Një nga arsyet kryesore se përse krizat politika shqiptare nuk arrin dot t’i zgjidhë së brendshmi dhe kërkojnë gjithmonë një ndërmjetësim ndërkombëtar, apo marrëveshje politike ekstrakushtetuese, janë pa dyshim ndryshimet kushtetuese të 2008-s, të cilat ulën ndjeshëm pavarësinë e institucioneve kushtetuese dhe krijuan kështu një personalizim jo vetëm politik, por edhe institucional të liderëve të caktuar.

Në këtë aspekt, ndryshimet kushtetuese të 2008-s rritën ndjeshëm rolin e kryetarëve të partive politike, nga të cilët tashmë varet çdo mekanizëm institucional, dhe sa herë këta kryetarë për arsye thjesht pushteti nuk arrijnë të merren vesh me njëri-tjetrin, bllokojnë totalisht mekanizmin institucional dhe rendin kushtetues në Shqipëri. Kjo është arsyeja kryesore se përse përtej vullnetit të kryetarëve të partive, institucionet e tjera kushtetuese nuk arrijnë dot t’u japin zgjidhje krizave politike. Kështu ndodhi në vitin 2017, dhe kështu me të gjitha gjasat do të ndodhë në krizën e radhës politike që po kalojmë.

Ndryshime kushtetuese të 2008-s cenuan rëndë rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës, i cili shërbente si një lloj ndërmjetësuesi politik dhe si personi garant për të ruajtur ekuilibrat institucionalë në vend. Rol që ia jep fryma kushtuese dhe që germa e 2008-s ia hoqi në mënyrë totalisht të gabuar, duke krijuar kështu përparësinë e vullnetit politik mbi atë të vullnetit kushtetues. Dhe një nga elementet kryesore që ulën ndjeshëm rolin e presidentit në ruajtjen e ekuilibrave institucionalë është me siguri mënyra e zgjedhjes së tij, nga mazhorancë e cilësuar me mazhorancë absolute.

Gjithashtu, ndryshimet kushtetuese të 2008-s ndryshuan sistemin zgjedhor në proporcional me lista të mbyllura, që në thelb të tij krijojnë pushtetin absolut të kryetarëve të partive. Jo vetëm brenda partive politike, por edhe në kontrollin total të Parlamentit të Shqipërisë. Tashmë, me këtë sistem zgjedhor, Parlamenti i Shqipërisë është kthyer thjesht në një organ ratifikues i vendimeve të qeverisë dhe pushtetit personal të kreut të ekzekutivit. Sepse, me këtë sistem, deputetët e Shqipërisë nuk japin më llogari në zonën e tyre elektorale dhe te qytetarët ku janë zgjedhur, por vetëm te lideri i tyre. Kontrolli i plotë i kryetarëve të partisë, i forcave politike, por dhe i institucioneve, kanë bërë që brenda partive të mos krijohet asnjë grup me mendimin ndryshe, që në kohë krizash mund të shërbenin për t’i zgjidhur ato, duke shkuar kundër edhe vullnetit të kryetarit të tyre.

Për të gjitha këto arsye, ndryshimet kushtetuese të 2008-s kanë krijuar një regjim partitokratik, që është në dëm të rendit kushtetues dhe demokracisë shqiptare.

Me të gjitha gjasat, edhe në krizën aktuale që po kalojmë, zgjidhja do të vijë nga vullneti politik personal i liderëve dhe jo nga një zgjidhje sistemike. Prandaj, nëse duam që t’u japim fund krizave kronike të politikës shqiptare, e vetmja zgjidhje afatgjatë dhe përfundimtare, janë pa dyshim ndryshimet kushtetuese që mundësojnë zgjidhje brenda sistemit kushtetues dhe jo në varësi të vullnetit personal të një lideri apo një tjetri. Se cilat mund të jenë këto ndryshime që të ulin rolin e partive politike dhe kryetarëve të tyre, dhe të rrisin pavarësinë e institucioneve kushtetuese, është një debat i gjerë që shkon përtej një editoriali./ Gazeta Liberale

Modifikuar më E mërkurë, 15 May 2019 11:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...