Kryemadhi: Qeveria e paaftë për të ngritur një sistem vlerash arsimor

Saturday, 18 May 2019 18:22

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi një takim pasditen e së premtes me gjimnazistë të kryeqytetit, takim në të cilin u fol për problematikat e arsimit parauniversitar dhe për maturën shtetërore.

Lidhur me këtë takim Kryemadhi reagoi edhe sot teksa tha se arsimi është një prioritet kryesor për LSI-në dhe se misioni i LSI është krijimi i një sistemi të fortë arsimor.

“Ditën e premte pata mundësinë të bashkëbisedoj me gjimnazistë të Tiranës dhe të dëgjoja me shumë vëmendje shqetësimet e tyre, të cilat edhe më shumë konfirmojnë faktin se politika, (Qeveria edhe ministret që kanë zëvendësuar njëra-tjetrën) kanë bërë pak, ose keq sa i takon investimit në arsim për të ardhmen e tyre. Diku me dashje dhe diku nga paaftësia janë bërë akte që e kanë shkatërruar sistemin arsimor duke krijuar kështu pengesën e parë madhore për suksesin e të rinjve shqiptarë. Në vend që të ishin duke thurur ëndrra të mëdha për të ardhmen e tyre, energjitë e të rinjve tanë harxhohen në luftën e përditshme, që zhvillojnë ndaj një sistemi të padrejtë, që nuk vlerëson dijen dhe aftësinë, por hilenë dhe antivlerat (korrupsionin/banditizmin). Angazhimi kryesor i LSI është të punojë për rininë duke rikthyer tek ata shpresën dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri. Është detyra jonë të bëjmë gjithçka për këta të rinj, që kërkojnë ndryshimin, të mos braktisin vendin, por bashkë me ta dhe mbi të gjitha për ta, të punojmë për një sistem arsimor që i aftëson ata dhe i bën konkurrues në tregun e punës. Zgjidhjet për shqetësimet e të rinjve dhe ndalimi i emigrimit masiv të tyre janë prioritetet e LSI dhe ne nuk do të ndalemi deri sa të bëjmë të mundur moslargimin e tyre nga familjet e nga vendi, por ta ndjejnë thellësisht sërish Shqipërinë, shtëpinë e tyre.

Në videon e mëposhtme ju ftoj të ndiqni shqetësimet e maturantëve shqiptarë.

#Shqipëriashtëpiajuaj🌹”, shprehet Monika Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...