Deklaratat e ambasadave/ Bardhi-diplomatëve: Problemi është Rama dhe banda e tij

Saturday, 18 May 2019 18:38

Gjatë intervistës në News 24, sekretari i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, duke folur për deklaratat e ambasadorëve se nuk duhet përdorur dhunë në protesta, u shpreh se Ambasadat në Tiranë duan thjesht stabilizim të vendit.

Bardhi tha më tej se Shqipërinë po e destabilizon Rama.

Ai akuzoi se Rama është personi që me bandën e tij po çon Shqipërinë për në destabilizim.

“Sa i takon dhunës të shfaqur me pamje, polici që goditi do marrë përgjigjen e merituar personale dhe ligjore. Përgjigjen e merituar nuk do të marrë vetëm ai, por kushdo që gjuan mbi protestuesit e pafajshëm. Policia është sjellë në mënyrë kriminale, aprofesionale dhe të paligjshme. Kjo qeveri bën krim, edhe me atë se helmon gjysmën e Tiranës. Qytetarët janë helmuar me gaz lotsjellës nga Policia e Shtetit, është përdorur uji me presion dhe është tentuar gjatë gjithë kohës që të pengohet tubimi.

Protesta e fundit ka qenë normale dhe nuk ka pasur dhunë. Nuk marr përsipër të shpreh mendime për deklarata as në anglisht dhe as tjetër gjuhë. Asnjë punonjës policie, asnjë funksionar shteti nuk është dhunuar nga asnjë protestues apo përfaqësues të opozitës së bashkuar. Në momentin që kjo polici prish shtëpitë, është normale që qytetarët reagojnë kështu, ka vetëm aktorë që regjistrohen nëpër spitale për të bërë propagandë qeveritare. Asnjë derë e Kryeministrisë nuk u dëmtua. Nuk ka pasur asnjë akt dhune.

Unë e lexoj si një qëndrim të individëve që përfaqësojnë shtetet e tyre në Shqipëri që kërkojnë që këtu të ketë thjesht stabilitet e jo mirëqeverisje dhe dua t’iu them që i vetmi problem është Edi Rama e banda e tij. Destabilitetin e vendit e ka sjellë Rama dhe banda e tij në pushtet. Protestat sa vjen e bëhen më të mëdha. Dërgimi i Komisionerëve si veprim teknik është bërë për t’i treguar ndërkombëtarëve se këtu bëhen shkelje në zgjedhje. Rama është shqetësuar për këtë veprim të PD dhe LSI. Votime moniste më 30 qershor nuk ka për të pasur. Që të zgjedhësh duhet të kesh kandidat përballë”, deklaroi Gazmend Bardhi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...