Gjata: Duhet zgjidhje politike si në Austri. Zgjedhjet e 30 qershorit të pamundura!

Hënë, 20 May 2019 11:32

"E patë qytetërimin, njerëzit? Ishte në tentativë skandali, dhe dy veta dhanë dorëheqjen. Nuk pritën gjykatat, ata, se gjerat zgjidhen politikisht”. Çlirim Gjata, sekretari për çështjet ligjore të PD-së, ne nje bisede ne A2 i referohet vendimit për zgjedhje të parakohshme në Austri, pas një skandali përgjimesh.

“Këtë po kërkojmë përditë në protestë edhe ne, ajo është Evropa ku kërkojmë të shkojmë”, thotë ai.  

Edhe pse Qeveria duket ende e sigurt mbi zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, Gjata deklaron se kjo është e pamundur, tashmë “çështje e mbyllur”. Por kjo nuk do të thotë që demokratët nuk po përgatiten, dhe kështu interpretohet edhe dërgimi i anëtarëve në KZAZ-të.

“Ne pamë që po bëhen manipulime në regjistrimin e kandidatëve. Do të ishte një problem edhe kur zgjedhjet të shtyhen, se kandidatët ato do të jenë”, thotë Gjata. Në këtë pikë ai kërkon që KQZ te mos shprehet politikisht, të qëndrojë teknike dhe mos t’i japë mend kujt, se kush është parti parlamentare dhe kush jo”.  Bindja është formalisht parti opozitare, por cilësohet si “pjesë e opozitës së krijuar nga Rama, ka lënë një shije të keqe sesi është themeluar brenda ditës”.

Qëndrimit të ngurtë të Qeverisë mbi datën e zgjedhjeve, ai i përgjigjet se “duhet të vejmë në balancë karrigen e kryeministrit me lëvizjen mbarë popullore që ka filluar. Ju mendoni që do të tërhiqet opozita? Po ndodhi,  ajo shuhet”.

Sipas tij, opozita nuk mund të rrinte të shihte, duke mësuar edhe nga historia e Shqipërisë dhe Evropës. Sipas tij, një opozitë fasadë solli përplasjet që çuan në luftë civile Ukrainën, por edhe shembulli shqiptar i ’97-ës vinte nga një opozitë që “u zgjua vonë” dhe nuk menaxhoi situatën.

Ai vit famëkeq për Shqipërinë po citohet gjithmonë më shpesh dhe Gjata shton se “kush nuk mëson nga historia, ka fatin që ta përsëris prapë atë” dhe se pikërisht për të shmangur këtë përballje opozita kërkon që gjithçka të zgjidhet politikisht, me zgjedhje të parakohshme dhe pa Edi Ramën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...