“Meta ju doli më i keqi, sepse kërkon të shmangë përplasjen”

Hënë, 10 June 2019 14:10

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të PS-së, e cila tha se do të nisë proceduarat për shkarkimin e presidentit Meta, pasi ky i fundit, firmosi sot para mediave zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, me qëllim që palët të reflektojnë në gjetjen e gjuhës së dialogut dhe tejkalimin e menjëhershëm të krizës.

Ai shprehet me një status në “Facebook” se në qeveritë e kaluara, të gjithë presidentët janë sulmuar nga qeveria por nuk është kërkuar asnjëherë shkarkimin i tyre.

Ish-ministri Ylli Manjani shprehet se kreun e shtetit po përpiqen ta shkarkojnë vetëm pse kërkoi të shmangte një përplasje vëllavrasëse mes shqiptarësh.

Postimi i Manjanit:

“Presidentët e mëparshëm thuajse të gjithë nuk ishin të preferuarit e qeverisë, por kjo e fundit asnjëherë nuk tentoi ti shkarkonte. Kam parasysh që qeveria Berisha e shpalli “puçist” Bamir Topin, por as nuk e çoi nëpërmend shkarkimin e Tij. Qeveria Rama, Bujar Nishanin e konsideronte drejtues e “shërbëtor” të PD, por nuk e shkarkoi.

I pritën me durim derisa u mbaroi mandati.

As Berisha e Aliaj si presindentë nuk u shkarkuan, por u dorëhoqën me ndryshimin e situatës politike. Ndërsa Ilir Meta ju doli më i keqi vetëm sepse po tenton të shmangë një përplasje vëllavrasëse ndërmjet shqiptarësh. Pra, sipas Edi Ramës po bëre detyrën shkarkohesh!!!

Shkarkohesh virtualisht në kët rast, se as me gjykatë Kushtetuese në funksion nuk e shkarkojnë dot. Nuk ju mjafton parlamenti monist dhe i blerë për të zbatuar “porosinë” e Elisës. Ta puthsha mendjen-i thonë kësaj sjellje!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...