Anulloi takimin, Xhelal Mziu: Kamza i dha mesazhin e qartë Ramës kryeministrit ilegjitim që vjedh zgjedhjet

Hënë, 10 June 2019 15:02

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka reaguar menjëherë pas anulimit të vizitës së kryeministrit Rama në Kamëz. Në rrjetin social FB z.Mziu shkruan se “Sot banorët e Kamzës i dhanë mesazhin e qartë Edi Ramës, se një Kryeministër ilegjitim që vjedh zgjedhjet dhe kërkon të mbajë me dhunë pushtetin personal, nuk është i mirëpritur. Sipas z.Mziu Proces zgjedhor farsë, zgjedhje moniste dhe të diktuara nga krimi nuk do të ketë më!”
Kamza dhe shqiptarët, janë në këmbë dhe nuk do ta lejojnë këtë.
Reagimi i Xhelal Mziut në FB
Të dashur bashkëqytetarë,
Sot banorët e Kamzës i dhanë mesazhin e qartë Edi Ramës, se një Kryeministër ilegjitim që vjedh zgjedhjet dhe kërkon të mbajë me dhunë pushtetin personal, nuk është i mirëpritur.
Braktisja nga qytetarët dhe vendosmëria jonë, pa dallime partiake, për të mos lejuar zgjedhje farsë, bënë që Edi Rama të anulojë takimin e planifikuar në Kamëz në orën 18.00.
Për këtë arsye, marshim-protesta e qytetarëve të Kamzës e orës 17.00 e arriti qëllimin e saj, falë vendosmërisë tuaj për t’u përballur me pushtetin kriminal të Edi Ramës dhe vullnetit të tij për të kthyer monizmin në Shqipëri.
Proces zgjedhor farsë, zgjedhje moniste dhe të diktuara nga krimi nuk do të ketë më!
Kamza dhe shqiptarët, janë në këmbë dhe nuk do ta lejojnë këtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...