Klement Zguri funksionar serioz i shtetit

Hënë, 10 June 2019 15:24

Kelment Zguri, kreu i KQZ ka treguar sot se është funksionar serioz i shtetit dhe njohës i mirë i ligjit dhe Kushtetutës. Ndonëse Rama ka urdhëruar anëtarët e KQZ të thërrasin mbledhjen për organizimin e zgjedhjeve Zguri ka treguar së është shtetar duke e braktisur në mënyrë të menjëhershme mbledhjen.

Pas mbërritjes së dekretit të Metës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kreu i këtij institucioni Klement Zguri tha se nuk do të gjykojë vullnetin e presidentit Meta.
Ai u ngrit nga mbledhja dhe u largua, duke pranuar se kjo nuk është kompetencë e tij ligjore për të interpretuar vendimin e kreut të shtetit.
Klement Zguri mbledhjen e sotme e konsideroi si një sfidë, duke marrë parasysh se një diskutim i tillë nuk kishte ndodhur më parë. Ai ftoi edhe kolegët e tij që të lënë mbledhjen, ndërsa shtoi se KQZ nuk ka asnjë kompetencë për të interpretuar vullnetin e kreut të shtetit në lidhje me shfuqizimin e dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve.
“Duket si një lloj sfide, nga njëra anë kam zhdekretimin e zgjedhjeve, por edhe një mbledhje me dy kolegë. Unë mendoj se KQZ, duhet t’i bindet një produkti të tillë, një dekreti. Nuk dua të gjykoj kompetencën e presidentit. Nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është apo jo i ligjshëm dekreti i presidentit. për mua është detyruar dhe duhet të respektoj dekretin e tij. Pika 2 e dekretit më urdhëron. Dekreti i presidentit është detyrues dhe duhet ta respektojmë vullnetin e tij.
Respektimi i ligjeve dhe hierarkisë duhet të prevalojë. As kjo pikë e dekretit nuk respektohet, dhe unë jam ndodhur në vështirësi. Kërkesa ime për t’ja dërguar subjekteve zgjedhore refuzohet. Për mua kjo është fare banale. E thash si shembull për të kuptuar se ku po shkojmë. Shpresoj të ketë një përmbajtje. Respektimi i ligjeve duhet të prevalojë. Për të mos u zgjatur, refuzoj t’i futem brendisë. Nuk është KQZ që e ka këtë detyrim. A mundemi ne të refuzojmë një vullnet të tillë. Për mua është një sfidë që në rend dite kam dekretin e presidentit. Nuk e gjej me vend që mundem të drejtoj këtë debat. Ky nuk është një debat që duhet të bëhej në tavolinën e KQZ. Jam i detyruar të çohem”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...