Aleati i parë i Ramës që s’njeh 30 qershorin/ Milo: Nuk është e rëndësishme data, por stabiliteti i vendit

E mërkurë, 12 June 2019 20:46

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka hyrë në Presidencë për të zhvilluar bisedime me Ilir Metën mbi datën e re për zgjedhjet lokale. Milo ka hyrë pak minuta më parë në zyrën e presidentit.

PDS bëhet kështu partia e parë aleate e Ramës që pranon shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. Kjo parti është regjistruar gjithashtu në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje në datën e parë të përcaktuar nga Meta, por Milo tha të hënën në emisionin ‘Open’ se ndihet i shqetësuar se kriza e rëndë politike mund të shkaktojë një shpërthim social të pakontrolluar.

Më herët në Presidencë ishin partitë aleate të Partisë Demokratike për të diskutuar me Metën mbi datën e re të zgjedhjeve. Dashamir Shehi theksoi se në takim nuk pati një propozim konkret, por data e re do të përcaktohet pas një marrëvesheje politike, nëse PS dhe PD do i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...