Deputeti thumbon Ramën: Kalorës, si tu dukën 300.000 veta në shesh?

Saturday, 22 June 2019 10:30

Deputeti që mori mandatin nga listat e PD-së, Lefter Maliqi, përmes një postimi në facebook, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama fill pas protestës madhështore së 21 qershorit, protestë ku mori pjesë edhe vetë deputeti. Ai i drejtohet Ramës me pyetjen sesi ju dukën 300 mijë shqiptarë që dolën në protestë. Nga ana tjetër, ai këshillon kreun e qeverisë që të tërhiqet, pasi sipas tij, ”fundjava tjetër do jetë fundjava më e zezë dhe më fatale për ty. Me qetësi dhe suksese në jetë”.

Postimi i plotë

Disa pyetje per ty Kalorës.Si tu dukën 300.000 veta mbrëmë në shesh ? Apo do izonizosh ishin vetem 3000. Si mendon? Ke ti kalores frikë nga zgjedhjet e lira se mos dështon? Pyete Tao Taon, Ciu Ciun, Mamicën, ate te ligjeve, te sigurise etj se ata kanë vota, mbështetje në popull sa dhe te afermit e vet si votojnë më! Si u gdhive sot e pive kafen tek fallxhorja si te del parashikimi? Po takimin e mëngjezit me Lali Erin e bere se po pret me padurim ai ti hipi kalit tënd pas dështimit tënd qe mezi po e pret.

Se di të ka ngelur më fond per gazsjelles, per dietat, oret shtese te policëve qe të shoqërojnë kudo në fushatën tënde të famshme plot ankth e frikë nga qytetarët e tu. Kalorës besoj zotit se dicka ka shkruar per ty, bënë mirë të pushosh ca ditë tani para 30 Qershorit se pas 30 Qershorit të presin pushime të gjata.

Po të marrim mëqaf servilat, të paaftet duke të thënë je mirë Skenderbe, më të mirë se ty ska, ti je mbreti, sulltani, perandori jonë. Dhe pata këmbën e mbarë ju bashkova dje protestës kundra zgjedhjeve tuaja farsë, kundra krimit elektoral sipas pergjimeve të Bild, kundra pushtimit te institucioneve, kundra mafies qe ju ka futur lakun ne fyt, kundra instalimit të diktatures.

Shikoje kete video disa here, është Uragani qe se ndal dot as ti, as gazsjellsi, as Rilindja e krimit dhe as ndonje pazar a marreveshje në kurriz të tyre. Ditë më të mira do vijnë, fundjavë të mbare, qetësohu, thirri mëndjes dhe mos harro nje keshillë miqësore, terhiqu se fundjava tjetër do jetë fundjava me e zezë dhe më fatale per ty. Me qetësi dhe suksese në jetë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...