Ky Soreca është informuar gjë për vetingun e Dvoranit?

Hënë, 24 June 2019 17:09

Në këtë situatë politike aspak të mirë me tension mes palëve, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, zhvilloi një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Përmes një mesazhi në “Twitter”, Soreca tha se takimi kishte për qëllim përditësimin në lidhje me fazën finale të punës së Këshillit, mbi për zgjedhjen e kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspekton e Lartë të Drejtësisë, në kuadër të Reformës në Drejtësi. “Është thelbësore – thekson ambasadori Soreca –që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale në një kohë sa më të shkurtër”.

Në fakt nuk dihet a ishte gabim i Sorecës, i Twitter apo ndonjë spekulim por lajmi në fillim i transmetuar ishte që Soreca ka takuar kreun e Gjykatës së Lartë Ardian Dvoranin. Megjithatë Soreca dhe njerëzit e vet u munduan ta rregullojnë më vonë. Ambasadori i BE në Shqipëri me këtë takim legjitimoi vetingun e dyshimtë. I gjithë procesi është i dyshimtë, por asnjë më shumë së kurrë se Dvoranin nuk e dëshmon këtë gjë. Rikonfirmimi në detyrë i Gjyqtarit te Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoran është konsideruar farsë dhe lajm i keq për reformën në drejtësi kjo për faktin se gjyqtari nuk i justifikoi 100 milionë lekë. Rama duhet t‘u thotë shqiptarëve se pse vettingu i kapur prej tij ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësisht rekomandimit të Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e tyre. Kujtojmë që pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, duke mos i kursyer akuzat. Në një status në ”Facebook” Berisha ironizon gjyqtarin, ndërsa e cilëson “Dvoran Vettingu”, duke shtuar se i gjithë procesi i vettingut ishte një farsë.
“Dvoran Vetingu!”.
“Rama rikthen metodat e vjetra të policisë politike sekrete kundër të hetuarve! Duke ndjekur farsën e procesit të dvoran-vetingut, te reformës unike ne bote, pra Oruelliane apo Sorosiane, qe ka shndërruar drejtësinë ne dege te ekzekutivit te Norieges, konstatoj se Edi Rama e ka shndërruar këtë proces ne një instrument për te bere gjahun e shtrigave ndaj gjykatësve dhe prokuroreve me origjine nga veriu apo nga familje antikomuniste dhe te djathta! Kështu, me urdhër direkt te tij, gjate dvoran-vetingut, siç po e quajnë mediat këtë proces te degraduar, ne varësi nga këto dy kritere janë përdorur jo dy por madje dhe tre standarde ne vlerësimet e te vetuarve duke diskretituar përfundimisht procesin dhe shndërruar atë ne dvoran-veting apo ne një instrument gjahu shtrigash për krijimin e drejtësisë se ardhshme totalisht te dominuar kontrolluar strikt nga Edvin Rama dhe narkomafia qeveritare!” – pati deklaruar ish-kryeministri Berisha.

Modifikuar më Hënë, 24 June 2019 17:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...