Alarm në Burgje/ Ministrja shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Kalohet në gatishmëri 100%

Hënë, 24 June 2019 17:09

Punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë dhe Burgjeve kanë kaluar në gatishmëri 100 % për disa ditësh, pas një urdhri verbal të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve thanë se punonjësit janë ne gatishmëri të pandërprerë qysh prej 19 qershorit dhe se grupet e gatshme kanë kryer kontrolle te vazhdueshme në burgjet që cilësohen më problematike.

Ky urdhër ka sjellë pakënaqësi në radhët e nëpunësve, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë më shumë orë në punë, pa pagesë shtesë.

Mediat raportuan se pasditen e 19 qershorit ka pasur revolta në burgjet e Rrogozhinës dhe Lezhës. Më pas, në të dyja burgjet janë nisur forcat speciale për të vënë nën kontroll situatën.

Presidenti Ilir Meta ngriti shqetësimin se situata në burgje është e përkeqësuar, ndërsa drejtori i Burgjeve e hodhi poshtë shqetësimin e Metës.

Më herët, është raportuar se edhe policia dhe mjekët kanë kaluar në gjendje gatishmërie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...