Lubonja: Duhet treguar forcë, Rama do ketë fundin e një diktatori

Hënë, 24 June 2019 17:59

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në studion e lajmeve në News 24, analisti Fatos Lubonja komentoi edhe konferencën që pritet të ketë nesër Presidenti Meta, pasi Kolegji Zgjedhor vendosi të mos çregjistrojë nga gara zgjedhore PUK e Idajet Beqirit, duke mos e njohur kështu dekretin presidencial.

Sipas Lubonjës, ajo që duhet të bëjë Kreu i Shtetit për të treguar forcën është të lërë Presidencën dhe të marrë në dorë partinë, LSI-në.

“Rruga që duhet të ndjekë është ta lërë Presidencën të marrë LSI. Për mua s’ka rrugë tjetër. Duhet ballafaqim për t’i treguar këtyre që kanë forcën, prit njëherë se ka forcë edhe këtej”, u shpreh Lubonja.

Sa për ndikimin që mund të kenë ndërkombëtarët, Lubonja i konsideroi ata më shumë pjesë të problemit se sa pjesë të zgjidhjes.

“Ndërkombëtarët janë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Ata ishin me Berishën deri sa u dogj vendi, ata janë pjesë e problemit, duan stabilitet. Kanë harxhuar miliona me atë reformën në drejtësi, ngelen duke na thënë keni ecur përpara, jo në Europë, po do kishim arritur edhe Amerikën po të kishim dëgjuar ata. Nuk duhen llogaritur shumë”,- vijoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...