Vasili: Reforma në drejtësi u zhbë për ta kapur Rama

E Enjte, 04 July 2019 19:21

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili thotë se pas tre vitesh, reforma në drejtësi është në kaos dhe e gjithë kjo situatë është e qëllimshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili thekson se koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në lidhje me miratimin e 7 ligjeve të reformës, të cilat u miratuan nga PS dhe LSI.

Vasili rendit edhe një sërë shkeljesh të kryera duke filluar nga anëtarët e KLGJ dhe KLP.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Kushtetutën dhe 7 ligjet e reformës ne drejtesi Ne i votuam ndersa Rama dhe rilindja i asgjësuan!!. Ndryshimet kushtetuese per reformen ne drejtesi u votuan ne 21-22 korrik me 140 vota. Keto ndryshime nuk merrnin dot udhe pa miratimin e shtate ligjeve, qe e benin te zbatueshme reformen ne drejtesi.

Keto ligje u miratuan vetem ne saje te votave te LSI ne parlament, pasi kerkonin nje shumice te cilesuar, qe Partia Socialiste nuk i kishte. LSI i votoi pa asnje paragjykim pse besonte se reforma ne drejtesi e miratuar sipas Komisionit te Venecias dhe frymës e ndryshimeve kushtetuese te 21-22 korrikut ishte nje hap i duhur per te ndryshuar drejtësinë në Shqipëri.

Ne besuam shume edhe ne garancite e pafund te nderkombetareve,qe u vetofruan si garante te hekurt te garantimit te zbatimit korrekt te reformes. Nderkohe qe vete ata permes Euralius kontribuan fatkeqesisht per te kunderten, duke ofruar alibine juridike te kapjes se drejtesise nga rilindja, si ne skandalin e zgjedhjes se Arta Markut ashtu edhe me sugjerimet per Gjykatene e Larte etj etj.

Partia Demokratike nuk i votoi 7 ligjet dhe argumentoi fort rrezikun e kapjes se reformës dhe koha i dha te drejte. Sot thuajse i gjithe korpusi vital i reformes ne drejtesi eshte zhbere dhe deformimet adaptimet dhe mballomat pa fund e kane denatyruar e degraduar atë ne nje model te shthurur juridikisht dhe te rene moralisht.

Gjithshka per te cilen hartuesit e reformes u perbetuan u shkel dhe u përdhos, duke filluar nga anëtarët e KLGJ dhe KLP ku shumica janë me rekorde mizerabel te bera publike edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, si dhe deformime shkatërrimtare kushtetuese e ligjore ku spikat zgjedhja e turpshme e prokurorit te përgjithshëm të përkohshëm e plot të tjera.

Sot reforma ne drejtësi është katandisur ne një paçavure propagandistike ne duart e Rames dhe rilindjes. Kjo pseudoreforme ka garantuar paprekshmërinë e mos hetimin qeverise per veprat kriminale te lidhjeve me krimin e organizuar, krimin zgjedhor dhe korrupsionin.

Ndersa per qytetaret e zakonshem ajo eshte kthyer ne nje mjet shantazhi te ndyre vecanerisht ndaj atyre qe protestojne ndaj qeverise. Dosjet 339,184, Unaza e Re, Koncesionet e mjaft e mjaft çështje janë bllokuar totalisht duke i sherbyer verberisht qeverise.

Ndaj sot ndersa kane kaluar gati tre vjet nga miratimi i reformes ne drejtesi Shqiperia gjendet e zhytur ne kapje, kaos dhe bllokim te plote te qellimshem te drejtesise. Ne i votuam 7 ligjet e reformes ne drejtesi,qe ajo te ecte perpara ndersa rilindja pervec kapjes nuk i beri asnje sherbim tjeter asaj.

Kushdo ne Shqiperi mund te flase per reformen ne drejtesi pervec rilindjes qe ka humbur cdo te drejte edhe ta permende ate,sepse rilindjs eshte autore dhe realizuese e dhunshme e shkaterrimit dhe kapjes se saj.

Megjithate persa i takon per shembull faktit se si duhej te zgjidhej Prokurori i Pergjithshem sipas reformes ne drejtes dhe se si u zgjodh Arta Marku,qe ka 19 muaj paligjshmeri ne karrigen ku eshte ulur, mund te shihni vete VIDEON se cfare thoshte dikur kryetari i komisionit te reformes ne drejtesi Fatmir Xhafa dhe krahasojeni me cfare ndodhi me Arta Markun dhe kuptoni lehte te gjithe hipokrizine.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...