Shifra tronditëse/ Ja sa shqiptarë u refuzuan të hynin në Shengen në vitin 2018

E Enjte, 18 July 2019 21:30

Sipas shengenvisainfo.com, 23 400 shqiptarëve iu mohua në vitin 2018 hyrja në zonën Shengen, nga një total prej 471.200 udhëtarë jashtë BE-së të cilëve iu refuzua hyrja për në Shengen.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, gati gjysma e refuzimeve për udhëtarët shqiptarë janë bërë në kufirin me Greqinë.

11.075  shqiptarë që tentuan të hynin në Greqi u kthyen pas.

Vendi i dytë me shkallën më të lartë të udhëtarëve shqiptarë të refuzuar është Kroacia, me 2,670 kundërshtime.

Kroacia ndiqet nga Mbretëria e Bashkuar me 1,455 refuzime dhe Franca me 1,450.

Bartësit e pasaportave shqiptare mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen që nga viti 2011, kur qeveria e atëhershme e Shqipërisë arriti marrëveshjen e kërkuar për liberalizimin e vizave me vendet e Shengenit.

Vetëm kohët e fundit, Komisioni Evropian kishte vlerësuar një kërkesë nga qeveria holandeze për të pezulluar regjimin pa viza për Shqipërinë.

Sipas kësaj kërkese, "shtetasit shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në Holandë dhe ka një numër në rritje të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, ndërsa numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë është gjithashtu i lartë".

Megjithatë, Komisioni Europian e hodhi poshtë këtë kërkesë pas një vlerësimi të kujdesshëm, duke konkluduar se nuk ka arsye të mjaftueshme për të pezulluar regjimin pa viza për Shqipërinë.

Sipas statistikave të publikuara nga Eurostat, vitin e kaluar 602,000 shtetas të BE u vlerësuan të paligjshëm për të jetuar në një vend tjetër anëtarë të BE.

Nga ana tjetër, 480,000 persona morën një urdhër për të lënë një vend të BE-së.

198,000 prej të cilëve u largua nga vendi që dha urdhrin. 158,000 prej tyre u larguan nga BE, ndërsa pjesa tjetër mbeti brenda bashkimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...