Teatri i ri/Budina: Preteksti për të marrë truallin e për të ndërtuar kullat

E Enjte, 18 July 2019 21:33

Edhe pse nuk kanë në dorë një dokument, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar akuzon Ministrinë  e Kulturës se ka urdhëruar zbrazjen e Teatrit Kombëtar.

Një fakt të tillë e konfirmuan në një intervistë për Ora News edhe Taulanda Jupi dhe Robert Budina.

"Miqtë tanë që punojnë në Teatër dhe ata që urdhërohen të largojnë të gjitha pajisjet e Teatrit na kanë thënë që kanë marrë një urdhër të tillë. Sot na kanë dërguar fotot si po paketoheshin materiale të rekuzitës apo elementë të tjerë që gjenden në teatër", shprehet Jupi.

Ndërsa Budina është shprehur: "Nuk jemi në dijeni për një urdhër, por unë u gjenda atje në momentin kur një makinë private pa logon e Teatrit Kombëtar po ngarkonte disa materiale. Hyra brenda në teatër dhe pamë që të gjItha gjërat ishin të paketuara. Jam rritur në atë Teatër. Këtu çdo gjë bëhet natën, hajdutëshe.Kjo është e turpshme.

Sipas Jupit, nuk do të ketë prishje të godinës gjatë verës, por thotë se po tentohet ti hiqet integriteti ndërtesës.

"Nuk do po përpiqen ta prishin në muajin gusht, por po përpiqen ti heqin integritetin vetë ndërtesës, duke larguar konceptin e teatrit", është shprehur Taulanda Jupi.

Regjisori Edmond Budina shkon më tej kur thotë se nën pretekstin e ndërtimit të një teatri të ri qëllimi i vetëm është rrëmbimi i truallit për ndërtimin e kullave.

"Nuk bëhet asnjë shfaqje. Aty është trualli që ata duan të marrin, duan të pastrojnë paratë e pista,  duan të ndërtojnë ato kullat me pretekstin se duan të ndërtojnë Teatrin. Ata duan të shkatërrojnë Teatrin Kombëtar. Kanë bërë një veprim të paligjshëm, e kanë spostuar Teatrin Kombëtar te Turbina dhe u kanë bërë njerëzve kontrata të përkohshme. Në bazë të cilit ligj i kanë bërë kontratat për aktorët dhe punonjësit e Teatrit? I pashë dhe sot, njerëzit ishin terrorizuar.Ne duam këtë teatër dhe një teatër të ri", deklaroi Budina. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...