Basha: Qeverisja e Ramës është një aktivitet i përditshëm kriminal

Premte, 19 July 2019 11:34

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë më parë në parlament nga maxhoranca qeverisëse. Ndërsa e konsideroi Parlamentin, si landfill të Republikës, Basha tha se  Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur vendi në historinë e tij. Kryedemokrati u shpreh se gjithcka ka marrë fund për qeverinë, ndërsa ka vetëm një gjë që rritet përditë: vjedhja dhe grabitja e pasurive publike.

 “Sic është bërë publike qeverisja kriminale po vijon tjetërsimin e pasurisë së vendit me koncensione kriminale. Gjithcka tjetër ka ndaluar, ka marr fund në këtë qeverisje, vetëm dicka forcohet e rritet përditë, vjedhja dhe grabitja e pasurive publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, një grabitës pisiqik.

Dje u miratua në landfillin e Repulikës koncensoni i rrugës Milot-Balldren, vlera e koncesionit e trefishuar, ish-deputeti i PS bashkë me dajën e tij kanë marrë 1/10 e buxhetit.

Orikum Dukat, me vlerë 70 mln euro, koncesioni i pompave të naftës, të gjitha koncesione korruptive, me përfitim direkt të Ramës pa asnjë përfitim për qytetarët.

Formula e grabitjes është e thjeshtë, fryhet kosto e ndërtimit dhe ndahet me Ramën dhe qeverinë. Jepen kontrata dhjetëra vjecare pa asnjë kosto e rrezik për privatin dhe pastaj paratë ndahen me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Forma tjetër e grabitjes dhënia e koncesioneve mbi burime natyrore, po ju jepen privatëve gjoja për investime serioze të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim për vendin.

Qeverisja e Ramës është një aktivitet i përditshëm kriminal. Cdo vulë e Ramës bëhet vetëm për të vjedhur e grabitur, për të tjetërsuar pasuritë e vendit.” U shpreh Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...