‘Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja’, Basha: Do kthejmë në vend çdo lek të vjedhur

Premte, 19 July 2019 11:49

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu është shprehur se që ditën e parë të qeverisjes së PD-së do të nisë një aksion nga Shqipëria në të gjithë botën për të zbuluar paratë e fshehura nga zyrtarët e qeverisë së Edi Ramës.

‘Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja’, tha Basha.

 ‘Lufta ndaj biznesit të vogël, propagandë e rradhës’, Spahiu: Edi Rama është aksioner me bizneset e mëdha

Pjesë nga deklarata e liderit të opozitës Lulzim Basha:

Që ditën e parë të qeverisjes tonë, do të ndërmarrim një aksion të madh, të paparë e të padëgjuar më parë, duke nisur nga Shqipëria e në vend të tjera, për të zbuluar korrupsionin dhe paratë.

Do të bëhet një kuadër ligjor i gjerë për të zbuluar vjedhjet, korrupsionin, koncesionet dhe korrupsionin me vlera publike.

Çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale, pa asnjë përjashtim.

Çdo ent privat apo publik, çdo person privat apo publik, nga juristët më të thjeshtë e deri tek kryeministri do ti hetohet pasuria dhe të ardhurat pa asnjë përjashtim, në Shqipëri e në çdo vend.

Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja.

Paratë që kanë përfunduar në Qipro, Singapor, Ishujt Kajman, paratë që kanë përfunduar në vila në Shqipëri, Romë apo Nju Jork do të hetohen dhe zbulohen.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...