Spekullime me origjinën shqiptare të kryeministri britanik, Boris Johnson. Ja e vërteta

Saturday, 27 July 2019 09:59

Studiuesi dhe autori Ryan Gingeras sqaron se Ali Kemali në librin e tij është një tjetër

Duke iu përgjigjur shënimit të gazetarit Ruben Avxhiu në rrjetin social Twitter, lidhur me prejardhjen shqiptare të kryeministrit të ri britanik, Boris Johnson, Gingeras u shpreh:

‘Ishte një Ali Kemal krejtësisht tjetër. Unë e kisha fjalën për Kapitenin Ali Kemal dhe jo Ali Kemalin që u bë Ministër i Mbrojtjes gjatë të njëjtës periudhe’.

Gingeras, është autor i njohur i një seri veprash për Perandorinë Turke, sidomos periudhës së fundit të saj.

Pikërisht një vepre të tij, ‘Brigje të trishta’ (Dhunë, Etnicitet dhe fundi i Perandorisë Otomane 1912-1923) i referohen lajmet e fundit në median shqiptare sipas të cilave, stërgjyshi ottoman Ali Kemali, i udhëheqësit konservator Jonson, është me origjinë shqiptare.

Boris Johnson, i cili në fotografinë e mësipërme ka dalë gjatë një vizite në një xhami shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë dikur kryetar bashkie i Londrës dhe ka qenë një nga mbështetësit e referendumit Brexit që kërkoi daljen e MB-së nga Bashkimi Europian.

Ryan Gingeras është profesor, studimet e të cilit kanë qenë qendër të vëmendjes sidomos Turqinë dhe Ballkanin dhe libri i tij i radhës që do të botohet në nëntor, titullohet ‘Agimi i Përjetshëm (Turqia në kohën e Ataturkut)’, kushtuar themeluesit të Turqisë Moderne.

/Ruben Avxhiu, Illyria

Modifikuar më Saturday, 27 July 2019 10:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...