Pushteti bën grusht shteti-Nga Nard Ndoka

Saturday, 27 July 2019 13:34

 Nga Nard Ndoka

Rast unikal.
Pushteti bën grusht shteti. Godet këdo që i del përpara!

Rrëzon Gjykatën Kushtetuese, shpartallon Gjykatën e Lartë, i hap luftë frontale Presidencës, detyron Opozitën të dalë në rrugë, bllokon KLSH, merr peng Prokurorinë, nënshtron Shërbimet e Sigurisë, keqpërdorë Policinë e Shtetit, dhunon e përçan Artistët, fyen Akademinë e Shkencave, pushton me forcë të gjitha Bashkitë në vend.

Vjedh, braktis e shembë pronat private e publike.

I hap luftë medias së pavarur, blen copa të saj, godet portalet, përbaltos dhe dhunon gazetarët kundërshtarë, sponsorizon bythë-lëpirësit.

Rilindja ka blerë vullnetin e popullit, ka blerë deputetët e Opozitës në Kuvend, ka blerë media-n, ka blerë Artistë, ka blerë edhe qytetarë që po i shemb pronat, ka blerë të ardhmen e shqiptarëve.

Një pushtet pushtues, që operon si bandë, duke dhunuar ligj e kushtetutë dhe këdo që i del përpara!

Po tani?

Ky është fundi i tij, me votë ose me forcën e ligjshme të protestës. Kjo bandë në pushtet duhet të ndalet dhe të largohet me çdo çmim që ka liria.

Qëndrimi më tej është fatkeqësi kombëtare dhe përgjegjësi për të gjithë shqiptarët që kanë vendosur të qëndrojnë dhe jetojnë në Shqipëri.

Opozita duhet t'u prijë qytetarëve, jo duke menaxhuar zemërimin e tyre, por duke i garantuar se kjo kauzë është gjithçka.

Opozita duhet të kthehet në alternativë dhe shpresë për nesër, duke deklaruar publikisht se nuk do ketë taksë për rrugën, se çmimi i naftës, energjisë elektrike, e ujit të pijshëm do të jetë më i lirë.

Biznesi do çlirohet nga taksa progresive, se ekonomia do çlirohet nga monopolet, se shteti do jetë njësoj për të gjithë.

Edi Rama ka marrë tatëpjetën e vet politike, morale, ndërkombëtare e qytetare. Rilindja është shkërmoqur në sytë e shqiptarëve.

Lulzim Basha, si Lider i Opozitës së Bashkuar, sot ndjehet më i fortë se kurrë, forca politike e morale e opozitës nuk është pushteti në Kuvend, as punësimet në disa Bashki, por mbrojtja e interesit publik, qëndresa, idetë, vizioni dhe programi politik për nesër.

Populli ka folur me protestat më të mëdha që ka njohur pluralizmi, ka konfirmuar mazhorancë të re. Është detyrë e Opozitës të gjejë formën, mënyrën, rrugën për të marrë përgjegjësi institucionale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...