Tek Teatri, një mashtrim për fshehur korrupsionin

Tuesday, 30 July 2019 11:35

Tashmë është e qartë për të gjithë se ajo që po ndodh me Teatrin Kombëtar nuk është as më shumë e as më pak por një histori e zakonshme, banale korrupsioni. Gjithë këto vite të  (keq)qeverisjes së Ramës, në bashkëpunim edhe me kryehajdutin e Tiranës, Erion Veliaj, kemi parë se si janë zhdukur për një kohë të shkurtër sheshe, kënde lojërash, hapërsira publike dhe në vend të tyre janë ngritur pallate e janë betonizuar hapësira të gjelbërta. Dhe pas tyre ka gjithmonë një histori korrupsioni, përqindje të pastra që shkojnë në duart e drejtuesve të shtetit e Tiranës. Të prishësh një objekt kulturor, një tempull të artit dhe në vend të tij të ngresh gradaciela pa fund, në një nga zonat më të shterenjta, me çmime tmerrësisht të kripura dhe këtë ta bësh, gjoja në emër të artit, të një teatri të ri, kur fare mirë mund të gjeje një konsensus me artistët apo edhe një hapësrië tjetër publike ku mund të ndërtoje paqësisht një teatër të ri e modern, është më shumë se një mashtrim ordiner apo propagandë politike. Në lojë me shembjen e Teatrit janë mbi 200 milionë euro, që shkojnë “në drejtim të paditur” (por që dihen mirë ku shkojnë) dhe në gjithë këtë lojë të pisët korrupsioni, ku raporti mes ndërtuesit dhe pronarit shkon nga 10-40 %, e në këtë rast mungon krejtësisht transparenca dhe gjithçka bëhet me nxitim, madje shkelet kushtetuta e thirren në ndihmë edhe ndërkombëtarët. Shkurt e gjitha kjo është një mashtrim i hapur për të fshehur megakorrupsionin që shumë shpejt do të dali në shesh.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...