Një krahasim mes rastit të korruptiv të ministres Etilda Gjonaj dhe atij të ish-ministrit britanik Denis MacShane

Diel, 25 August 2019 18:45

Çdo shqiptar që e ndjek në media skandalin e turpshëm të Ministres së Drejtësisë së Qeverisë së Rilindjes, Etilda Gjonaj, ka të drejtë të bëjë pyetjen:  Çfarë bëjnë politikanët nëpër botë kur kapen kështu me “presh në ……”?

Për ta ilustruar dhe krahasuar të njejtin gjest me një politikan britanik, le të sjellim shembullin e Ministrit për Europën dhe antar i  Parlamentit Britanik, Denis MacShain dhe atë të rastit me abuzimet me udhëtimet të Ministres Etilda Gjonajt. Në përmbajtje të dya rastet janë njësoj. A janë edhe në rrjedhoja njësoj, këtë do ta shohim, sado që ka shume pak gjasa.

Denis MacShane ishte një politikan laburist, ish-antar i Parlamentit Britanik në vitet 1994 – 2012 dhe ish Ministër Shteti për Europën nga viti 2002 deri në vitin 2005 në qeverinë e Toni Blair-it.

Në nëntor të vitit 2012 ai u perjashtua nga Partia Labursite pasi që Komiteti i Standarteve dhe Privilegjeve të Parlametit gjeti se ai kishte paraqitur në llogarinë e tij 19 fatura të fryra të cilat kishin si qëllim mashtrimin ndaj autoritetit të shpenzimeve të zyrës së tij. Për këtë arsye ai dha dorëheqjen në tetorin e vitit 2013.

Në nëntorin e atij viti ai pranoi fajsinë për paraqitje shpenzimesh të tepruara me fatura prej të cilave ai përfitonte një shumë prej 12.900 Sterlina angleze.

Si rezultat ai u denua dhe përfundoi në burg për gjashtë muaj. Pasi doli prej burgut atij i vunë në dorë një dedektor elektronik me të cilin lokalizohej vend-ndodhja e tij në çdo moment.  Kur iu zbulua dhe iu bë publik ky abuzim me fondet e zyrës së tij Denis MacShain jo vetëm që dha dorëheqjen por bëri edhe këtë koment:

“Për hatër të zgjedhësve të mi të mrekullueshëm dhe Partisë time Laburiste të dashur,  unë kam vendosur të jap dorëheqjen. E dua Dhomën e Komunave dhe shpresoj se me këtë veprim mund t’i shërbej asaj duke treguar se deputetët duhet të marrin përgjegjësi për gabimet e tyre dhe të pranojnë pasojat që sjell shkelja e rregullave të Parlamentit.  Thjesht më vjen keq që rruga që ndoqa për tu shpërblyer për shpenzimet e bëra për punën time si një i dërguar i posaçëm i Kryeministrit Blair,  është gjykuar kaq ashpërsisht.”

Ky veprim korruptiv dhe denimi i kushtuan atij jo vetëm humbjen e karrjerës dhe burgimin, por edhe humbjen e përherëshme të nderit: Në rastin e parë, pas vuajtjes së denimit, që ai u shfaq para dyerve të Parlamentit Europian, u ndalua si i padenjë dhe nuk u lejua të futej në premisat e atij institucioni. Fjala është vetëm për 12.900 sterlina që në vlerën e athershme ishin 15.600 Euro.

Po Etilda Gjonaj si do të paguajë për faturat e abuzimeve me shpenzimet e zyrës së Ministres së Drejtësisë që kapin shifra shumë më të larta se kjo e Denis MacShain-it? Ajo dyshohet se ka përvetësuar pjesë të rëndësishme të çmimit të atyre faturave të shpenzimeve në hotelet më luksoze të Europës. Por edhe nëse ky mbetet vetëm dyshim, ajo ka shkelur rregulloret e shpenzimeve për administratën shtetërore të cilat në asnjë rast nuk lejojnë përdorim kaq vandal të taksave të shqiptarëve. Për më tepër ka cenuar nderin e vet dhe besimin e shqiptarëve të cilët shohin se në krye të drejtësisë, si në çdo cep të Rilindjes, është vënë një person që abuzon zyrën e vet. E pse i duhet besuar asaj se gjasme bën drejtësi, kur ka një standart kaq të ulet moral?

Po në Institucionet Europiane ku ajo shkon (te) aq shpesh, si do të justifikojë praninë e saj prej të korruptuare përpara bashkëbiseduesve të saj?

Etilda Gjonaj dëshmon më së miri se edhe pas fytyrës më “engjëllore” të sektit Rilindas, që shfaqet aq e kuruar bukur në televizion, fshihen makutë, hajdutë, abuzues të shkallës grosiste me fondet e taksapaguesve mjeranë shqipëtar.

Presim të shohim reagimin e saj dhe të Rilindjes dhe ta krahasojmë me aktin e Parlamentit dhe Drejtësisë Britanike dhe të vet ish Ministrit britanik Denis MacShane që e ndëshkuan dhe e zhdukën nga skena politike britanike.

Mbase për këtë Kryeministri ynë do të marrë edhe mendimin e konsulentit të tij vullnetar Toni Blair.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...