Luksi i shfrenuar i qeverisë/ Prova dhe fakte të reja që rrëzojnë pretendimet e Etilda Gjonajt

Diel, 25 August 2019 19:25

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një reagim publik lidhur me lajmet publikuar ditët e fundit, ku përmes faturave të hoteleve tregohej se si ajo paguante 700 euro nata në udhëtimet e saj jashtë vendit.

Në sqarimin e saj, Gjonaj ndër të tjera shprehet se, fatura e publikuar në media është shpenzuar nga i gjithë stafi i saj për qëndrimin dy netë në varësi të axhendës ndërsa shton se në përgjithësi hotelet dhe vendet e qëndrimit zgjidhen nga organizatorët e aktiviteteve.

Por faturat që sjellim më poshtë tregojnë krejt të kundërtën.

Ministrja e Ramës jo vetëm që nuk ka paguar për gjithë stafin, por siç shihet në fatura ka qenë e vetme në dhomë.

Sipas faturave, për një natë qëndrimi në Bruksel, në King Superior Room, Gjonaj ka shpenzuar 543 euro. Bëhet fjalë për hotelin Steigenberger Wiltcher’s Brussels.

Në një faturë tjetër, po në kryeqytetin Belg, ku ministrja ka qëndruar nga 19 deri në 21 qershor, janë paguar plot 1320 euro.

Ndërsa për dy ditë qëndrimi në një prej hoteleve më luksoze të Londrës, Corinthia Hotel, 4-6 shkurt, ministrja Gjonaj i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 1291 paundë.

Por nuk mungojnë as Italia në udhëtimet luksoze të Gjonajt. Siç mund ta shihni në faturën e mëposhtme, Gjonaj ka qëndruar edhe në Via Veneto, një prej zonave më luksoze të kryeqytetit italian Romë, rrugë në të cilën nuk gjendet asnjë institucion shtetëror. Për një natë qëndrimi janë paguar 706 euro.

Shpresojmë që, pas publikimit të fakteve të reja, ministrja Etilda Gjonaj të gjejë një justifikim tjetër, disi më të besueshëm... /Syri.net

Modifikuar më Diel, 25 August 2019 19:33

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kryeministri irlandez bën gjestin e papritur, heq kostumin, rikthehet në punë si mjek për të luftuar koronavirusin

Globi

Kryeministri irlandez bën gjestin e papritur, heq kostumin, rikthehet në punë si mjek për të luftuar koronavirusin

Leo Varadkar ka bërë një gjest të madh duke lënë kostumin e kryeministrit të Iralandëz për të luftuar koronavirusin si mjek. 41- vjeçari do të kryejë një sesion në javë për...

Dramaturgu Kraja, në karantinë i jep dorën e fundit komedisë së re “Keqkuptim dhe mirëkuptim”

Kulturë

Dramaturgu Kraja, në karantinë i jep dorën e fundit komedisë së re “Keqkuptim dhe mirëkuptim”

Ka një jetë që nuk i është ndarë librit dhe skenës së teatrit “Migjeni” me të cilin bashkëpunimet i ka patur të panumërta. Por nëse deri dje vitet mbi supe nuk...

“Ne më të rinjtë e kishim idhull”, Zef Deda flet për Gëzim Krujën: Lajmi për ikjen e tij na pikëlloi

Kulturë

“Ne më të rinjtë e kishim idhull”, Zef Deda flet për Gëzim Krujën: Lajmi për ikjen e tij na pikëlloi

Aktori i humorit Zef Deda në një lidhje telefonike me Neës 24, kujton kolegun e tij, artistin e madh shkodran Gëzim Krujën që u nda këtë të diel nga jeta. Deda...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!