Kryemadhi: Rilindja e Ramës, tradhëtarja më e madhe e së majtës, ka shkelur çdo vlerë

Premte, 06 September 2019 20:05

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ne 15-vjetorin e themelimit të kësaj partie hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Rama dhe Rilindjes, që sipas saj, janë tradhëtarët më të mëdhenj të së majtës.

Sipas kryetares së LSI, "Ata shohin se Rilindja nuk ka më asnjë pikë takimi me asnjë ideologji,e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare".

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

“Të nderuar miq,Situata është e papreçedent. Vendin e ka mbërthyer një krize totale e qeverisjes, ekonomisë dhe shoqerisë.

Në kohën kur më shumë se kurrë kerkohet mobilizim social e intelektual, pjellë e Rilindjes është polarizimi i tejskajshem, nxitja e përçarjes së shoqerisë në “ne” dhe “ata”.

Në kohën kur kerkohet mobilizimi i gjithë energjive e kapaciteteve kombëtare për integrimin e vendit, kemi shkaterrimin e administrates publike, dhe injorim të institucioneve të pavarura dhe akademike.

Gënjeshtra është kozmetika e përditshme e fytyres së qeverisë dhe bojës së kryeministrit. Që edhe pse investon miliona para të pista prapë duket se ka nisur t’i mbarojë vaji.

Makineria e propagandës ka filluar të kercasë e nuk mbulon dot më zullumet e pafund që Rilindja ka prodhuar. Sepse shqiptarët nuk janë të verbër,ata shohin dhe kuptojnë.

Ata shohin se Rilindja nuk ka më asnjë pikë takimi me asnjë ideologji,e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare. Ajo ka shkelur pa mëshirë vlerat saj themelore: shtetin demokratik e social, mundesitë e barabarta dhe shpërndarjen e drejtë të të mirave”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...