Ceremonia e 15-vjetorit të LSI. Kryemadhi: Busulla jonë është integrimi europian

Premte, 06 September 2019 19:26

Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 15 vjetorin e krijimit, në një ceremoni madhështore të organizuar në Pallatin e Kongreseve. Të pranishëm në takim janë drejtues të LSI, themelues, anëtarë, ambasadorë dhe figura të njohura publike.

Pas një dokumentari që tregon rrugën e LSI përgjatë 15 viteve, fjalën e hapjes e ka marrë kryetarja e LSI, Monika Kyremadhi.

Kryemadhi u shpreh se ky përvjetor i LSI është shembulli më i qartë i ngadhënjimit të së drejtës. “Nuk ka forcë që na ndal në përmbushjen e misionit tonë. Busulla jonë është integrimit. Motoja jonë është Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët”,- tha ndër të tjera Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se sfidat që kishte vendit në kohën e krijimit të SI janë ende përballë shqiptarëve. “15 vjet më parë lindi Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike që bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit, energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor. Në historinë politike të pluralizmit, partitë zakonisht u janë bashkuar mazhorancave. LSI, në themelimin e saj, u shkëput nga mazhoranca e pushtetit duke vendosur një standard të ri morali politik, qe e konsideron mirëqeverisjen, më të rëndësishme se pushteti. Këtë moral politik ka ndjekur LSI, dhe mbi këtë parim është ndërtuar i gjithë aksioni politik i LSI-së. Në këto 15 vite të rrugetimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qënë të shumta e të jashtëzakonshme. Kauzat për të cilat u krijuam dhe kemi luftuar në këto 15 vite, janë akoma reale. Prandaj mbështetja për forcën tonë politike nuk ka shteruar asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan Shqipërinë anëtare të denjë të Evropës”,- tha Monika Kryemadhi.

Modifikuar më Premte, 06 September 2019 19:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...