Haradinaj anulon vizitën në Pragë/ Çfarë po ndodhë me raportet Kosovë – Çeki?

E mërkurë, 11 September 2019 19:27

Ramush Haradinaj nuk do të shkojë të enjten në Pragë për të marrë pjesë në Samitin e Vishegradit, e në Çeki raportohet se deklarata e presidentit Millosh Zeman për tërheqje të njohjes është arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes nga ana e Kosovës.

Në Samitin e Vishegradit, përveç Çekisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, marrin pjesë kryeministrat edhe të Ballkanit Perëndimor, e shefi i Qeverisë kosovare në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në Pragë.

Në Zyrën e Kryeministrit e kanë konfirmuar se Haradinaj nuk do të marrë pjesë në Samitin e Vishegradit.

Ndërkaq zëdhënësja e Qeverisë çeke sot ka thënë se Kosova e ka anuluar pjesëmarrjen në samitin ku marrin pjesë udhëheqës të Ballkanit Perndimor.

Nga Zyra e Kryeministrit në detyrë thuhet se arsyeja e mospjesmarrjës janë angazhimet e Haradinajt, ndërsa thonë se do të dalin së shpejti me njoftim zyrtar.

Republika Çeke, përveç për ndeshjen me Kosovën për kualifikime në Kampionatin Evropian, u bë temë e diskutimit pas një deklarate të presidentit Millosh Zeman në Beograd.

Presidenti serb i tha dje homologut të tij serb, Aleksandër Vuciq, se e do Serbinë dhe se nuk i pëlqen Kosova. Më tej gjatë ndejës në Beograd, i premtoi atij se do ta tërheqë njohjen.

Agjencia çeke e lajmeve CTK, ka raportuar se autoritetet e Kosovës e kanë anuluar pjesëmarrjen në samit për shkak të deklaratave të presidentit çek, Millosh Zeman, të bëra në Beograd.

Kryediplomati cek, Tomas Petriçek e mohoi atë që kishte deklaruar i pari i shtetit.

Ai tha se Republika Çeke e përkrah fuqishëm Kosovën dhe madje u tall me Presidentin Zeman.

Petriçek tha se Zeman është shqetësuar pasi Kosova e mposhti Çekinë në futboll, e presidenti është simpatizues i madh i sportit.

Edhe kryediplomati kosovar në detyrë, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se ka marrë përkrahje nga homologu çek dhe se “raportet Kosovë – Çeki janë të forta si guri”.

Për deklaratën e presidentit Zeman kanë raportuar edhe mediat botërore përfshirë gazetën amerikane Neë York Times. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shëndetësia pre e grabitjes rilindase/ Kërpaçi: Të ndëshkohen përgjegjësit për konceisionin e sterilizimit

Politikë

Shëndetësia pre e grabitjes rilindase/ Kërpaçi: Të ndëshkohen përgjegjësit për konceisionin e sterilizimit

Ish- deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka thënë se përgjegjësit për vjedhjen në koncesionin e sterilizimit duhet të ndëshkohen. Kërpaçi i drejton disa pyetje qeverisë lidhur me masat që ishin marrë...

Ra në dashuri me prostitutën shqiptare, biznesmeni rrezikon burgun

Aktualitet

Ra në dashuri me prostitutën shqiptare, biznesmeni rrezikon burgun

Një 62-vjeçar nga Belgjika pritet të përgjigjet përpara gjykatës mbi akuzat për trafik dhe shfrytëzim prostitutash. Gjithçka nisi në vitin 2015, kur ai u njoh me prostitutën shqiptare E.R., 37 vjeç. Edhe...

Me viza false dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Britani, SPAK kap grupin kriminal

Aktualitet

Me viza false dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Britani, SPAK kap grupin kriminal

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK,  ka regjistruar procedimin penal për një grup personash që akuzohen për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!