Presidenti Meta nderon kujtimin e Gjeneral Rrahman Parllakut: Gjithmonë mes nesh me personalitetin e pamposhtur

Hënë, 16 September 2019 15:43

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe për nder të jetës dhe veprave heroike të Gjeneral Rrahman Parllakut, partizanit fitimtar antifashist, i cili më pas u burgos dhe u internua nga regjimi diktatorial.

a595c611-02e9-4dd5-9c7b-6e8f28619cde

Duke vendosur një kurorë me lule dhe duke u përulur me respekt para trupit të të ndjerit, Presidenti Meta u shprehu ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të tij dhe theksoi para përfaqësuesve të mediave:

“Sot që është një ditë historike për mbarë popullin dhe kombin tonë, 16 shtatori, dita e Konferencës së Pezës, dita e besëlidhjes së të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje në luftën për liri, nuk e mendoja se do të ishte edhe dita kur do t’i thonim lamtumirën e fundit Gjeneralit Rrahman Parllaku, njërit prej komandantëve më të lavdishëm të Luftës Antifashiste, të luftës për liri, por edhe njërit prej personaliteve më të mëdha të ushtrisë sonë, një personaliteti publik me kontribute të jashtëzakonshme në të gjitha kohët.

Jam i bindur se përkushtimi i tij ndaj lirisë së atdheut, ndaj interesave kombëtare, por edhe ndaj përparimit të demokracisë, do të mbeten përgjithmonë në kujtimin tonë.

Në përkujtimin e çdo ngjarjeje të rëndësishme të luftës, në çdo sukses të Atdheut, Gjeneral Parllaku me frymëzimin që na ka dhënë të gjithëve, padyshim që do të jetë gjithmonë mes nesh, me personalitetin e tij të pamposhtur, dhe me kthjelltësinë e mendimit që nuk e humbi asnjëherë”, u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...