KLGJ: Gjykatës së Lartë i duhen mbi 17 vite të shqyrtojë çështjet e mbartura

Hënë, 16 September 2019 15:51

Gjykatës së Lartë i duhen të paktën 17 vite për të shqyrtuar cështjet që janë rregjistruar pranë saj. Në këtë përfundim arrin raporti për gjendjen e gjyqësorit për vitin 2018 i miratuar nga  Këshilli i Lartë Gjyqësor.

“Aktualisht raportohet të jenë rreth 31 000 dosje në prite për t’u gjykuar në Gjykatën e Lartë. Për efekt statistikor mund të thuhet që zgjidhja e të gjitha çështjeve të mbetura, bazuar në këto ritme, do të kërkonte 6,297 ditë ose 17 vjet e 3 muaj.” thuhet në raport.

Në raport theksohet se vetëm për vitin 2018 u regjistruan të paktën 8,563 çështje të reja ndërsa në total u shqyrtuan vetëm 1,673 çështje.

Kyetarja e KLGJ u shpreh në korrik të këtij viti se sistemi i drejtësisë ‘po vuan’ nga mungesa e Gjykatës së Lartë. Zonja Llagami parashikoi që në shtator mund të bëhen emërimet e para në GjL dhe më pas të fillojë funksionimi i saj:

“Në vjeshtë do të kemi emërimet e reja. Në shtator do të kemi Gjykatën e Lartë.” u shpreh ajo.

Por gjasat që GJL të bëhet funksionale në shtator janë zero. Kjo për arsye se KLGJ ende nuk ka ndërmarrë procedurat ligjore për të përzgjedhur anëtarët e rinj të gjykatës së dytë më të rëndësishme në vend.

Gjykata e Lartë është jashtë funksionit që prej marsit, me shkarkimin e gjyqtarit Edmond Islamaj. Aktualisht ajo ka mbetur vetëm më një anëtar, Ardian Dvorani, duke e bërë të pamundur shqyrtimin dosjeve të rregjistruara pranë saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...