'Arrestimet te Astiri'/ Spaho: Skenar i përgatitur nga policia, nën dirigjimin e Edi Ramës

Diel, 13 October 2019 20:59

Arrestimi i Klevis Balliut dhe protestuesve të tjerë, një skenar i përgatitur nga Edi Rama.

Kështu është shprehur në një prononcim për Syri TV nënkryetari i PD, Edmond Spaho.

 

“Skenar i përgatitur nga policia nën dirigjimin e Edi Ramës duke kërkuar përplasje me banorët dhe opozitën. Edhe sot u pa kjo. Protesta ishte paqësore. Përfundoi në një periudhë të shkurtër kohore, më pas forcat e policisë u lëshuan duke bërë ndalime të paligjshme. Gjithçka ishte paqësore.

 

Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për 8-9 të arrestuar. Mes tyre edhe ish deputeti Klevis Balliu.

Do të dërgojmë juristët tanë për të parë gjendjen e të ndaluarve dhe jam i bindur se nuk ka asnjë mjet ligjor pse i kanë ndaluar. Janë përpjekje e dështuar për të frikësuar qytetarët. Protesta do të vazhdojë. Ne do të vazhdojmë ti mbështesim”, u shpreh Spaho.

Pas ndalimit të ish deputetit Balliu dhe disa protestesve të tjerë, banorë të Unazës së Re, por edhe funksionarë të PD janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...