Protesta te Unaza/ Sazan Guri: Më kanë nisur fletë-thirrje absurde. Banorët: S’kishte arsye për arrestime

Diel, 13 October 2019 21:18

Ambientalisti Sazan Guri tha në një prononcim për News 24 se policia i ka dërguar fletë-thirrje, duke thënë se nuk ia ka idenë se përse ia kanë çuar, pasi vetëm ka bërë thirrje për dialog.


Guri u shpreh se Unaza nuk ka arsye përse të zgjerohet, ndërsa jep edhe arsyet e tij.

Sazan Guri: Nuk e di pse më ka ardhur fletë – thirrje. Unë se di pse më ka ardhur fletë thirrja. Unë thjesht kam bërë thirrje ndaj qeverisë dhe Ramës që të ulin armët dhe të bëjnë komunitetin pjesë të informimit dhe vendim-marrjes. Kam thënë së kafshët edeh mendojnë ndryshe , kurse politikanët shqiptarë vazhdojnë të mendojnë etë veprojnë në mënyrë të njëanshme e të gabuar.

Pse zgjerohet Unaza? Këta politikanë nuk duan ta kenë banorin pjesë të zgjidhjes, por pjesë të problemit.  Shteti nuk ka vendosur një kufi që këtu nuk ndërtohet. Ajo nuk është as tokë buke dhe pas 20 vitesh banori bëhet titullar.

 

Ndërsa banorët janë shprehur se arrestimet kanë qenë brutale, pasi djemtë e arrestuar janë futur në furgonë policie brutalisht.

Banorja: Po kam parë momentin e arrestimit. Ne nuk u afruam, sepse unë dhe tjerët kishim frikë. Nga ky (kryeministri) cfarë nuk pret. Ky është diktator. Ja unë që flas tani me ty më vjen nesër policia te shteti. Nuk kam cfarë të flas, kjo është polici brutale.

Banori: Pasi përfundoi protesta, i kanë plasur në makinë. Nuk ka arsye për arrestime. Nuk ka aspak, sepse banorët po protestonin paqësisht.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...