Paloka: Zgjedhje të parakohshme në pranverë

Tuesday, 15 October 2019 15:37

Shqipëria duhet të zgjidhë krizën e brendshme politike dhe të organizojë zgjedhje të parakohshme në pranverë. Kështu u shpreh nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në një intervistë për A2. ”Lobimi sigurisht që nuk na ka ndaluar të përgatitemi për ato që edhe Europa po i kërkon Qeverisë shqiptare, më e rëndësishme ndër kushtet që i janë vënë Ramës është zgjidhja e krizës. Dhe zgjidhja e krizës vjen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të reja. Nëse ne deri në pranverë nuk realizojmë zgjedhje, jo vetëm që Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, por sigurisht që situata në Shqipëri do të jetë gjithmonë e më e keqe”.

Sa i përket vendimit të rëndësishëm që të gjithë presin nga Bashkimi Europian, për çeljen e negociatave, Paloka u shpreh se Bundestagu dha një “jo” me kushte. ”Dëshira jonë do të ishte që edhe Franca të kishte vënë kushte dhe të mos jepte një “jo” të prerë. Unë e kam quajtur edhe më parë që Bundestagu ka thënë “jo” me kushte, sepse po të ishte “po”, do të hapeshin negociatat nesër. Gjermania dhe shtetet e tjera kërkojnë që Qeveria Rama të plotësojë një herë kushtet, pastaj të hapen negociatat”.

Reforma Zgjedhore është një tjetër temë e nxehtë e ditëve të fundit, për të cilën opozita ka dorëzuar një propozim me pesë pika kryesore dhe i ka kërkuar mazhorancës që ta zbatojë. ”Ne nuk mund të pranojmë të bëhemi pjesë e një komisioni ilegjitim, që e drejton Damian Gjiknuri, i cili duhet të ishte në burg për krime elektorale. Ne jemi plotësisht dakord që kjo reformë duhet kryer, kemi përcaktuar pesë pika që orientojnë procesin. Nuk kemi vendosur kushte që mund të injorohen. Për ne rëndësi ka që të kryhet me seriozitetin e duhur dhe të japë produktin e duhur”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...