“Ia nxiu” 30 qershorin, Rama refuzon të takojë shefen e misionit të OSBE/ODIHR-it

Tuesday, 15 October 2019 16:25

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Spiropali, dhe deputeti socialist Ervin Bushati pritën sot në takim shefen e misionit të OSBE-ODHIR në Tiranë, Audrey Glover, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Por përtej fotos dhe përshtypjeve të zëdhënëses së Qeverisë, pyetja është në fakt se pse shefja e misionit të OSBE/ODIHR-it që u angazhua personalisht për monitorimin e votimeve të 30 qershorit, nuk u prit nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që ky i fundit ishte në zyrë mesditën e sotme ku mbajti dhe një video-konferencë për ndjekësit e tij virtualë në rrjetin social “Facebook”.

Një ditë pas votimeve monopartiake kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR-it Audrey Glover do të deklaronte që në krye të herës së procesi i 30 qershorit u mbajt pa marrë parasysh elektoratin shqiptar.

”Në 31 bashki nga 61 nuk pati kandidatë kundërshtarë. Votuesit në këto bashki nuk patën mundësi të bëjnë zgjedhje, në kuptimin e plotë të fjalës”, do të deklaronte Glover.

Më herët Glover pati takim me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

/Koha Jonë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...