Negociatat, Mehmetaj: Dorëheqja e Ramës dhe e Cakajt është pak, përgjegjësi përpara ligjit

Saturday, 19 October 2019 20:42

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të ministrit në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili hoqi çdo përgjegjësi nga qeveria për dështimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes rrjeteve sociale, Mehmetaj thekson se dorëheqja e tij dhe e vetë kryeministrit Edi Rama është pak, pasi siç thotë ajo, këta duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.

“Në momentin që pash lajmërimin për konferencën e shtypit të Zëvendësit, Z. Caka, mendova se KM e kishte planifikuar “kurbanin” e radhës e në vend të tij do kishte detyruar zëvendësin të dorëhiqej.

Por jo!

Pas një përpjekjeje shumë të vështirë për të kuptuar çfarë donte të thoshte Z.Caka (dhe vetëkuptohet se vështirësia nuk vinte nga dialekti) gjatë konferencës së shtypit, dola në 3 përfundime:

1- Me këtë nivel të dobët diplomacie, Shqipëria edhe sikur të ishte e zhvilluar sa Zvicra, nuk do ja dilte të avanconte në proceset integruese.

2-Si rrjedhojë e naivitetit apo porosisë, Zëvendësi Caka vazhdoi të përsërisë dogmat dëshpëruese të Ramës se krimi, azilkërkuesit, abuzimi me pushtetin dhe autokracia në Shqipëri janë bishta që i përdorkërka Macron për të fituar vota në Francë 😱

3- Se Edi Rama, Zëvendësi e ministrat e qeverisë, nuk kanë përse të largohen se nuk kanë premtuar ndonjëherë hapjen e negociatave (kujtoj këtu deklaratën publike të 2018 ku Rama tha se negociatat janë hapur e kemi marrë datën e fillimit të punës).

Tani, nëse e marrim të mirëqenë se ata nuk kanë premtuar çeljen e negociatave, a mos vallë kanë premtuar diku MiniSchengen-in Ballkanit pa Kosovën e Malin e Zi, njësoj si kishin premtuar ndarjen e Kosovës? Dhe mbi të gjitha kujt ja kanë bërë këtë premtin e çfarë fitojnë nga trazirat që mund të krijohen në rajon si rrjedhojë e realizimit të këtyre premtimeve?

Dorëheqja është pak, këta duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit”, shprehet Kejdi Mehmetaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...