EuroNews: Rama 'dogji' edhe Maqedoninë

Saturday, 19 October 2019 20:18

Rrjeti prestigjoz Euronews, i cili citon burime të dorës së parë nga mbledhja e djeshme e kryetarëve të qeverisë të vendeve anëtare në BE, ku edhe u vendos që të mos hapeshin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka nxjerrë detajë të rendësishme nga debati që çoi në atë përfundim.

Sipas “Euronews”, presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka pranuar ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të cilën shumica dërrmuese ishte për t’ia hapur negociatat, përcjell Abc News.

“Presidenti francez Emmanuel Macron argumentoi që nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, shkruan Euronews, duke cituar burimin e saj.

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti happen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”, shton më tej ai.

Pavarësisht kësaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev njoftoi sot dorëheqjen e tij, ndërsa lajmëroi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Ndryshe ndodh në Tiranë, ku kryeministri Edi Rama vijon me justifikimin se "fajin e ka Europa".

Modifikuar më Diel, 20 October 2019 11:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...